Nga hetimet 3 mujore u zbardh mekanizmi i mashtrimit. Olesia Duka ka përdorur rrjetet sociale për krijimin e një statusi të rremë me qëllim vjedhjen e pasurisë nga biznesmenë dhe persona të ndryshëm duke u paraqitur si grosiste dhe zotëruese e parë e tregut të lëndës “Zirkon” për shërbime stomatologjike dhe nëpërmjet shpërdorimit të besimit dhe gënjeshtrës, përfitonte nga biznesmenë të kësaj fushe sasi parash me premtimin për t'ju dërguar lëndën e parë me çmim shumice favorizues, mall të cilën nuk jua dërgonte.
Por pas denoncimit të biznesmenit Idlir Hoxha u arrestua. Prokuroria deklaron se vazhdon puna me institucionet e tjera ligjzbatuese për kryerjen e hetimeve financiare e pasurore për identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm të Dukës dhe gjetjen me qëllim sekuestrimi, konfiskimi dhe rikuperimi tek shtetasit e mashtruar të përfitimeve nga ky aktivitet kriminal. Ndaj Olesia Dukës gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Mashtrimit”, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.
“Sudja” e feshur me Prada, si vodhi tetë biznesmenët
Olesia Duka, ish-bashkëshortja e këngëtarit Bojken Lako ka ngritur një skemë të gjerë piramidale, ku përmes premtimeve për të bërë biznes fitimprurës, ka arritur të mashtrojë disa biznesmenë të njohur, duke i marrë një shumë financiare që përllogaritet, diku tek mbi 2 milion euro. “Shqiptarja.com” mëson se në adresë të prokurorisë së Durrësit dhe policisë së Tiranës, kanë mbërritur 8 kallëzime penale ndaj 36 vjeçares Duka. Mes tetë personave që kanë kallëzuar penalisht për akuzën e “Mashtrimit me shumë të rënda” Olesia Dukën, janë dhe tre femra biznesmene. Ato i janë drejtuar prokurorisë së Durrësit, duke kërkuar ndihmë për marrjen e masave të menjëhershme të ndalimit të kësaj shtetase, pasi janë mashtruar prej saj, duke i dhënë shumë të konsiderueshme në euro. “Shqiptarja.com” mëson se nisur nga dëmi i madhe i shkaktuar biznesmenëve, nga ana e Gjykatës Durrës është vendosur sekuestroja preventive për 5 pasuri të Olesia Duka dhe familjarëve të saj me një vlerë mbi treqind mijë euro. Duka disponon vetëm një klinikë të vogël dentare, prapa Gjykatës së Lartë ku në të ishte e vetëpunësuar dhe kishte vetëm një poltroon dentar. Ndërkohë nga ana tjetër prezantohej se dispononte 8 klinika dentare dhe 16 mjekë, duke u hequr se kishte një megabiznes dhe që siguronte shumë të mëdha financiare. Madje Duka kryente reklamime fiktive të pseudo klinikës së saj “Shendi Dent”,ku reklamonte në rrugë, në makina enksa poblicitare, në autostradë etj.
“Sudja” e fshehur me markën “Prada”
Hetimet ndaj kësaj shtetase që pjesa më e madhe e kallëzuesve e kanë cilësuar si: “…Sudja e veshur me Prada dhe firmato…”, kanë nisur një muaj më parë nga prokuroria e Durrësit. I gjithë materiali hetimor është administruar nga prokurori Madrid Kullolli, i cili pasi ka studjuar me imtësi kallëzimet e mbëritur nga biznesmenët Durrska ka urdhëruar arrestimin e shtetases Olesia Duka. Pritet që në dosjen hetimore të administrohen dhe disa kallëzime penale të biznesmenëve që kanë denoncuar Dukën në policinë e Tiranës. Sipas informacioneve që siguron “Shqiptarja.com” vetëm njërit prej biznesmenëve Olesia Duka, i ka një detyrim prej gati 1 milion euro, të cilin nuk ja ka kthyer ende. Duka, pritet të dalë ditën e mërkurë para gjykatës së Durrësit, për tu njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” që ka kërkuar në gjykatë prokurori Madrid Kullolli.
Një makinë 4 shoferë veshje firmato e kredi
Nga verifikimet që ka kryer prokuroria e Durrësit rezulton se Olesia Duka, disponon një automjet tip “Citroen” me targë AA 78..IU. Por ajo që ka habitur më tepër është se Duka mbante katër shoferë personal. Gjatë kontrollit të banesës së saj dhe klinikës që ndodhet në Tiranë, diku prapa godinës së Gjykatës së Lartë,policia ka gjetur vetëm disa fotura dhe broshura, por asnjë lek dhe euro. Policia dhe prokuroria ende nuk janë në gjëndje të japin një sqarim se cili ka qënë destinancioni i parave që Olesia Duka, u ka marrë tetë personave që për momentin kanë kryer kallëzim penal. Një burim i tha gazetës “Shqiptarja.com” se Duka, ende nuk ka shlyer kredinë e marrë në një bankë të nivelit të dytë, dhe se këtë kredi vijon ta paguajë ish-bashkëshorti i saj Bojken Lako. Pavarësisht se Duka prezantohej si e varfër përpara agjentëve bankare, atë askush nuk e pengonte të qarkullonte nëpër duar qindra mijëra euro dhe të fshihej me veshje të markës “Prada” dhe veshje të tjera firmato.
Si mashtroi kambistin Idlir Hoxha në Durrës
Gjatë krijimit të marrëdhënies së bashkëpunimit autoria e dyshuar i është prezantuar të dëmtuarit si një biznesmene shumë e suksesshme, si një person që ka lidhje të forta politike dhe njohje të mëdha në fushën e biznesit, si një person që nga të ardhurat e saj sponsorizon aktivitete bamirësie për shtresat në nevojë dhe si një person që ka nevojë për partner të sigurte pasi aktiviteti i saj është shumë i suksesshëm dhe i qëndrueshëm. Për këtë qëllim ajo ka aktivizuar një rrjet të tërë informimi me anë të medias dhe rrjeteve sociale, me anë të reklamave të shpërndara në disa drejtime,si me anë të reklamave të mëdha të vendosura nëpër anët e rrugëve të vendit, nëpër automjete të cilat reklamojnë biznesin, në Tiranë apo si ajo mbi urën “Bistrotek” në Sukth Durrës, e cila është vendosur pikërisht në periudhën e lidhjes së marrëdhënies midis palëve pak ditë para kontaktit të tyre të parë. Aktiviteti i kryer midis të dëmtuarit dhe të dyshuarës ku konsiston në këmbimin e parave midis tyre dhe gjatë një periudhe relativisht të shkurtër janë krijuar diferenca të qëllimshme nga ana e autorit të veprës penale, ku fillimisht në ditët e para të aktivitetit ka sjellë para në Lekë dhe ka marrë kundër vleftën në Euro në mënyrë të përpiktë dhe më pas nisur nga besimi i krijuar nga ana e të dëmtuarit ajo ka sjellë Lekë, më pak sesa Eurot që kërkonte e që merrte duke krijuar kështu për një periudhë rreth dy mujore një diferencë shumë të lartë. Gjithashtu përgjatë një periudhe rreth një vjeçare ajo ka gënjyer në mënyrë të përsëritur të dëmtuarin duke shpërdoruar besimin e tij për kthimin e këtyre shumave dhe duke përdorur në çdo rast gënjeshtrën se detyrimi do ulet, se ajo është duke punuar shumë fort, se klinikat po punojnë shumë, se paratë janë të sigurta, se diferenca do ulet menjëherë,etj.
d.b/shqiptarja.com








