Gabriel Guma, kandidati i pavarur që u mbështet nga opozita mori vetëm 928 vota kundrejt 3261 që mori socialisti Gramoz Sako. Në një prononcim për mediat, Guma tha se nuk e cilëson si një humbje, duke shtuar se politika për të sapo ka nisur.
“Pritshmëritë e mia ishin shumë të mira por duke qëndruar me këmbë në tokë. Jemi ok me pjesëmarrjen e njerëzve, pa njerëz të imponuar, të detyruar, pritshmëritë janë ok. Unë si them humbje personale, por një ringjallje sociale. Jo humbja ime, unë jam djalë i ri. Për mua politika sapo ka nisur kështu që është jeta është përpara dhe nga gabimet mësohet. Kam bërë edhe unë plot gabime gjatë kësaj periudhe të fushatës.", tha ai.
Lajmi kryesor:
Marrin drejtimin e bashkive, flasin fituesit socialistë: Mirënjohje qytetarëve, besimi dhe mbështetja e dhënë është një përgjegjësi e madhe









