U nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë, sot zhvillohen homazhet për mjeshtrin e valles popullore Besim Zekthi

U nda nga jeta nga një sëmundje e rëndë, sot zhvillohen homazhet për mjeshtrin e valles popullore Besim Zekthi

Besim Zekthi

Ditën e sotme do të zhvillohen homazhet në nder të mjeshtrit të valles popullore shqiptare, Besim Zekthi. Homazhet për Besim Zekthin do të zhvillohen nga ora 11:00 deri në orën 12:45 në Muzeun Historik Kombëtar, ku miq, të afërm dhe dashamirës do t'i japin lamtumirën e fundit.

Zekthi u nda nga jeta ditën e djeshme në shtëpinë e tij në Tiranë, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Gjatë krijimtarisë së tij artisti Besim Zekthi ka dhënë kontribut, si kërcimtar, mjeshtër i valles popullore shqiptare, por ka shkëlqyer edhe si solist i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore. Për kontributin e tij ta vyer në kulturën shqiptare mban titujt “Mjeshtër i madh” dhe “Nder i Kombit”.

Ajo që do të mbahet  mend gjatë nga brezat e ardhshëm është  “Vallja e shqipeve” dhe “Festë ka sot Shqipëria”, ku për këtë të fundit është vlerësuar me “Gjerdanin e Artë” të vendit tonë në festivalin e Dizhonit në Francë në 1970-n.

Ngushëllimet për ndarjen e tij nga jeta erdhën edhe nga udhëheqësit politik të vendit ku kryeministri Rama, presidenti Ilir Meta, Lulzim Basha e të tjerë shprehën vlerësimet të larta për kontributin në kulturën shqiptare të artistit Besim Zekthi.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lemi: 29/06/2020 08:40

    perdite duke ik legjenda !!! U prehsh ne paqe i nderuar !!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës