Mes dhimbjes dhe lotëve i jepet lamtumira e fundit aktorit të madh të humorit, Fadil Hasa. Homazhet u zhvilluan në Teatrin "Aleksandër Moisiu" të Durrësit, ku morën pjesë familjarë, të afërm, miq dhe kolegë të aktorit të njohur durrsak.
“Sot është një ditë e trishtuar për artin shqiptar, personalisht për mua si një admirues i Fadil Hasës që i vogël. Një nga njerëzit e pakët që në Shqipërinë e ditëve të errëta, dinte të sillte buzëqeshje dhe humor në shpirtrat dhe në shtëpitë e shqiptarëve”, ishte mesazhi i Bashës pas homazheve.
Aktori i madh i humorit, Fadil Hasa, u nda nga jeta një ditë më parë në moshën 78-vjeçare, pasi prej një kohe të gjatë vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri.

Komente

Ngushellime familjes dhe miqve, i qofte dheu i lehte!
Përgjigjulamtumir gjigsndi i HUMORIT