U nda nga jeta sapo mbërriti në Britani, reagon 'Air Albania' për vdekjen e stjuardesës 24-vjeçare: Pësoi atak kardiak! I dhamë asistencë mjekësore

U nda nga jeta sapo mbërriti në Britani, reagon 'Air Albania' për vdekjen e stjuardesës 24-vjeçare: Pësoi atak kardiak! I dhamë asistencë mjekësore

Greta Dyrmishi

Greta Dyrmishi është stjuardesa 24-vjeçare që humbi jetën sapo avioni i kompanisë ‘Air Albania’ mbërriti në aeroportin Stansted në Britani. Ajo pësoi atak kardiak dhe pavarësisht asistencës mjekësore që iu ofrua, u nda nga jeta.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 21 dhjetor. Lajmi për ndarjen nga jeta të stjuardesës që u ndje keq gjatë fluturimit u bë me dije nga mediat britanike.

Linja ajrore ‘Air Albania’, në një reagim në Facebook shpreh ngushëllimet për familjen ndërsa Greta Dyrmishin e cilësojnë si një bashkëpunëtore të shkëlqyer dhe mikeshë shumë të mirë.

“Më 21 Dhjetor, pasi zbritëm të gjithë udhëtarët e fluturimit drejt Londrës, një nga anëtarët e ekipit të kabinës, Greta Dyrmishi pësoi atak kardiak. Edhe pas të gjithë asistencës mjekësore të ofruar në moment, ne përsëri e humbëm.

Air Albania ka kontaktuar familjen e saj që në momentet e para dhe vazhdojmë të jemi pranë tyre në këto momente të vështira. Në respekt të Gretës dhe familjes së saj, ne vendosëm ta ndajmë lajmin me publikun në momentin më të përshtatshëm.

Ne do ta kujtojmë gjithmonë Gretën si një profesioniste të pasionuar, një bashkëpunëtore të shkëlqyer dhe mikeshë shumë të mirë të të gjithëve ne. Me besimin se ajo sot gjendet mes mëshirës së Zotit, Air Albania do të vazhdojë t'i qëndrojë pranë familjes”, shkruan 'Air Albania'.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kiss: 28/12/2022 16:41

    vaksina apo jo, keni vaksinuar dhe vdekur njerez mer bastarde, ne gjithe boten te rinjte po keputen ne mes te rruges si pras nga vaksina, tregojini te verteten cfar i keni bere popullit te mjere.

    Përgjigju
  • Bashkin Islomi: 28/12/2022 16:18

    Ngushëllimet më të Thalia për ktë familje fatkeq. Bajgës i qoft dheu i leht. E kjo familje në të ardhshëm past vetëm begati e gëzim pa fund.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja