U ndalua në aeroportin e Mynihut se nuk deklaroi orën e tij, shitet për 294 mijë$ në ankandin për klimën në Austri
Arnold Schwarzenegger dhe ora për të cilën u ndalua në aeroportin e Gjermanisë
Ora e dorës e cila bëri që Arnold Schwarzenegger të ndalohet në aeroportin e Mynihut, Gjermani të mërkurën (17 Janar) u shit për 270 mijë euro (294 mijë dollarë) në ankandin Schwarzenegger Climate Initiative në Austri.
Në këtë ankand u mblodhën 1.31 milion € në total dhe u ndoq nga i dërguari i SHBA-së për Klimën, John Kerry, së bashku me shumë vizionarë të tjerë të veprimit klimatik. Pjesët e artit dhe bizhuteritë unike u nxorën gjithashtu në ankand.
“Në mes të luftës së vazhdueshme kundër ndotjes, jam dëshmitar edhe i progresit që është arritur. Kemi bërë një rrugë të gjatë. Sot, kaq shumë njerëz janë këtu për të qenë pjesë e zgjidhjes. Shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që i janë bashkuar luftës sime kundër ndotjes“, tha Schwarzenegger.
Schwarzenegger po përballet me procedura penale tatimore për mosdeklarimin e orës Audemars Piguet tek oficerët e doganës në Mynih, pasi ai doli nga një fluturim nga Los Anxhelosi, tha një zyrtar i shtypit i Doganës së Mynihut për CNN të mërkurën.
“Ai nuk ka deklaruar një produkt. Një produkt që u importua nga vende jo anëtare të BE-së për të mbetur në BE. Dhe ky proces vlen për të gjithë”, tha zyrtari i shtypit Thomas Meister.
Meister tha se ish-guvernatori i Kalifornisë dhe ylli i “Terminator” u lirua dhe udhëtoi pasi u mbajt për më shumë se dy orë. Aktori pranoi të paguante paraprakisht taksat e mundshme për orën, por karta e tij e kreditit kishte një limit shumë të ulët dhe banka u mbyll.
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?
-
Të drejtë
30.5%
-
Të gabuar
58.5%
-
Nuk e di
11%
Vota total: 200
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Politikani gjerman shfaqet duke lëpirë tualetet publike, video bëhet virale
16 Maj, 16:08
-
Heroi i Dortmund mbetet jashtë Euro 2024, Gjermania s'e fton në ekip
14 Maj, 22:03
-
Gjermani, kufizime ndihmës financiare për azilkërkuesit
13 Maj, 17:34
-
Anketa/ Ankohen bizneset gjermane në Shqipëri: S’ka punonjës të kualifikuar, rritja e pagave sfidë për sipërmarrjet
13 Maj, 17:19
-
Vuçiç bisedon me Scholzin për Asociacionin
13 Maj, 10:49
-
Rrjetet islamiste në Gjermani: Kush janë "Muslim Interaktiv"
13 Maj, 08:50
-
VIDEO/ Për herë të parë në histori, Holstein Kiel ngjitet në Bundesligë! Tifozët futen në fushë, në elitë edhe St. Pauli
12 Maj, 17:48
-
Ministri gjermani i Mbrojtjes në SHBA: Gjermania forcon angazhimin ushtarak
11 Maj, 09:29
-
VIDEO/ 'Zjarr', UEFA publikon këngën zyrtare të Euro 2024! Bashkëpunim mes Meduza, OneRepublic dhe Leony
10 Maj, 16:39
-
'Shëno golin e fundit', ISIS kërcënon qytetin gjerman ku luan kombëtarja shqiptare
10 Maj, 13:53
-
Gjermanët punuan 1.3 miliard orë jashtë orarit në vitin 2023
9 Maj, 18:36
-
Rama në Gjermani, fjalim në ceremoninë e Çmimit 'Karlit të Madh': Shqipëria shembull i tolerancës! Shkaqet për mosdakordësi s'duhet të na çojnë në shkatërrim
9 Maj, 07:35