Për disa orë u ndaluan Giambattista Intrini dhe gruaja e tij Ana Maria Tevertini. Na kërkimet e Shqiptarja.com rezultoi se pajisja e cila bëri të dyshojnë agjentët e kufirit është "Ero Electronics Memocal 81" dhe në tregun e pajisjeve të përdorura pasi nuk prodhohet më, ka një çmim prej 20 - 80 euro. Në manualin e përdorimit pajisja cilësohet si një kalibrues mikroprocesorësh dhe se nuk ka lidhje me përgjimet.
Prokuroria e Durrësit ka kërkuar një akt ekspertizë të pajisjes por nga ekzaminimi paraprak ajo ka rezultuar se nuk ka aftësi përgjuese dhe përdorej nga Intrini i cili rezulton se është me profesion inxhinier.
[gallery]25026[/gallery]
Redaksia Online
(dy.b/ a.ç/ shqiptarja.com)

FOTO









