TIRANE- Një avokat humbi jetën në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Gjykata e Apelit reagoi pas ngjarjes, duke sqaruar se ngjarja ndodhi sot rreth orës 12:00, në një prej sallave të gjykimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
Në momentin kur po zhvillohej një gjykim penal ku merrte pjesë në cilësinë e mbrojtësit edhe avokati Gjovalin Ulndreaj, anëtar i Dhomës së Avokatëve Shkodër, i ndjeri ka shfaqur probleme serioze shëndetësore, duke sjellë ndërprerjen e menjëhershëm të procesit dhe dhënien e ndihmës së parë nga personat e pranishëm, deri në mbërritjen e shërbimit të Urgjencës QSUNT Tiranë.
Në vijim të komunikimit me familjarët e avokatit, u bë me dije se, fatkeqësisht avokati kishte ndërruar jetë në ambientet e spitalit" thuhet në njoftimin e institucionit
Trupa gjyqësore e kësaj Gjykate dhe stafi administrativ, duke vlerësuar kontributin në procesin e dhënies së drejtësisë, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta të afërmve të të ndjerit avokatit Gjovalin Ulndreaj.
Burime nga QSUT bëjnë me dije se avokati ndërroi jetë për shkak të një ataku kardiak.











Komente
Komento