U nis më 2011, pallati i sportit në Fier mbetet pezull prej 3 vitesh

Qyteti i Fierit me një popullsi prej mbi 200 mijë banorësh ende nuk ka një pallat sporti. Dikur ka patur një kënd lojrash shumë pranë lumit Gjanica, por as ajo tashmë nuk funksionon.

Në vitin 2011 falë një bashkëpunimi të bashkisë së Fierit me një kompani private nga Kosova ka nisur ndërtimi i një pallati sporti. Ndërtimi i këtij pallati ka vijuar deri në vitin 2015, por prej më shumë se 3 vite asnjëri nuk duket që vazhdon të punojë.

"Report Tv" u interesua në Bashkinë e Fierit, por nga ky institucion thuhet se ka shumë probleme të akumuluara dhe sa i përket argëtimit të të rinjve fjerak, kjo mund të shikohet në një moment tjetër. Ose inaugurimi i kësaj qendre mund të përkojë në kohën e fushatës për zgjedhjet lokale të cilat janë vitin tjetër.

Megjithatë, për t'u justifikuar punonjës të bashkisë Fier u shprehën se do të ngrihet një grup kontrolli i cili do të verifikojë se në cilën fazë kanë arritur punimet e më pas do të vlerësohet situata! Por deri në momentin e zbardhjes së gjithë situatës, ky terren sportiv do të mbetet një hangar, pa asnjë destinacion.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja