"U nis vajza", si njoftoi Avdylaj
kur paratë dolën nga banka

kur paratë dolën nga banka">
TIRANE-Fation Xhyliu, Dition Memlikaj dhe Neim Avdylaj pranojnë përfshirjen e tyre në grabitjen e blindave me para në aksin Qafë Kashar- Rinas ndërsa mbeten në burg sëbashku me të dyshuarin e katërt të arrestuar deri më tani Ernest Kupa.

Report Tv ka mësuar se ndër morinë e provave që policia e prokuroria kanë për këtë grup është edhe sms e koduar me përmbajtjen “U nis vajza” të cilin Neim Avdylaj ia dërgoi shokeve të tij në grup në rrjtein social Whatsapp teksa eskorta me 3.2 milion dollar del nga banka e nivelit të dytë e niset drejt aeroportit të Rinasit.

Gjyqtarja Fida Osmani vendosi të lërë në burg deri në një fazë të dytë të hetimeve Neim Avdylajn dhe Ernest Kupën.

Avdylaj dhe Kupa u prangosën sëbashku me Fation Xhyliun dhe Detion Memlikaj si pjestarë të dyshuar të banës së grabitësve, ndërsa për të arritur në identifikimin e tyre hetuesit thonë se kanë provat e mjaftueshme.

Avdylaj rezulton se në grupin e grabitësve kishte rolin e vëzhguesit të eskortës që lëvizte me para nga banka drejt Rinasit si dhe personit që pasi kryheshin grabitjet i ndante mes 10 personave 4 të prangosurve dhe 6 në kërkim.

Më 9 shkurt 2017 rezulton se nga celulari i Avdylaj drejt grupit është nisur mesazhi i koduar “U nis vajza” duke iu referuar eskortës së “Jaguar Security” e cila transportonte 3.2 milion dollar drejt Rinasit nga banka e nivelit të dytë.

Një tjetër provë që Avdylaj ka dhënë për hetuesit është dhe ajo e vendit se ku ai fshihte paratë pasi i ndanin mes grupit.
Dy netë më parë Avdylaj ka udhëtuar sëbashku me policinë drejtë Vlorës ku në oborrin e shtëpisë së tij në fshat kish fshehur dy tenxhere presioni të mbushura me para në valutë.

Ky operacion sipas burimeve për Report Tv nga grupi hetimor është e regjistruar me video-audio si provë ku janë përfshirë dhe deklarimet e Avdylaj si intinerari i përshkruar dhe vendi i saktë ku ishin fshehur paratë.

Personi i vetëm që ka mohuar para gjykatës përfshirjen në grabitje është Ernest Kupa nga Kruja i cili rezulton se në jetën e përditshme merret me aktivitetin tregtar të dy picerive një në Tiranë e një në Krujë.

Por si ishte lidhur Neim Avdylaj me pjestarët e grupit për të cilët policia ka të dhëna se drejtoheshin nga Admir Murataj. Nga hetimet rezulton se Avdylaj ka qenë ushtar në Afganistan dhe atje sipas deklarimeve të tij ka njohur një nga nipat e Murataj pikërisht shtetasin B.Cerpja i cili dhe ai ka qenë ushtar, nga kjo lidhje ai është njohur me vëllain e B.Cerpja Jetmir Cerpja e më pas me Admir Muratajn.

Ndërsa Fation Xhyliu personi për të cilin prokuroria është duke marrë vendim për t’i dhënë statusin e të penduarit rezulton se paratë të cilat i merrte nga grabitjet i fshihte nën dërrasat e katit të dytë në banesën e tij në Lushnje dhe kish bërë investim në një parukeri ku i punonte bashkëshortja.

Xhyliu dhe Avdylaj paratë e grabitura i këmbenin në pika valutore në Lushnje dhe Fier me sasi të vogla për të humbur gjurmët dhe mos u identifikuar pasi ata jo vetëm ishin të papune por nuk ishin as emigrant ekonomik në vendet fqinje.


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur