Rezarta Shkurta është shkëputur nga muzika prej kohësh dhe po i dedikohet biznesit të saj e rritjes së vajzës së vogël, Hera. Siç dihet, këngëtarja shqiptare është e martuar me nipin e Enver Hoxhës, Ermal Hoxhën, i cili aktualisht po vuan dënimin në burg për shkak të çështjes ‘Xibraka’ dhe laboratorit të drogës.
Rezarta e ka shprehur gjithmonë mbështetjen për burrin e saj dhe së fundmi me anë të një fotoje në rrjetet sociale ka treguar edhe mënyrën e frikshme sesi janë njohur. Një fans e ka pyetur: “Është e vërtetë që je njohur me Ermalin pasi keni bërë aksident apo më kanë thënë gënjeshtër?”
(Foto e publikuar nga Rezarta Shkurta)
“Nuk të kanë gënjyer, është e vërtetë,”- është përgjigjur këngëtarja duke e shoqëruar foton me dy makina që përplasen.