TIRANË-Një 41-vjeçar është arrestuar, pasi goditi punonjësin e policisë për shkak të detyrës. Ai është me inicialet F. N. banues në Tiranë.

41-vjeçari, thotë policia, u ndalua nga patrulla në aksin rrugor TEG-Liqeni Artificial që i vendosi gjobë për shkeljen e kryer, por ai e goditi efektivin.

Për këtë arsye 41-vjeçari u arrestua dhe akuzohet për goditjen për shkak të detyrës të efektivit të policisë së rrugores.