U operua në Turqi për të humbur peshë, vdes oficeri i Policisë Gjyqësore i Gjirokastrës

U operua në Turqi për të humbur peshë, vdes oficeri i Policisë Gjyqësore i Gjirokastrës

GJIROKASTËR- Një operacion për heqjen e dhjamit dhe ngushtim të stomakut i ka kushtuar jetën një oficeri të policisë gjyqësore në qytetin e Gjirokastër. Burime për Report Tv bëjnë me dije se ka ndërruar jetë Ylli Zaçe. Zaçe kishte zgjedhur Turqinë për të kryer operacionin, por nuk shkoi mirë duke ndërruar jetë.

Nga kontaktet që Report TV ka pasur me persona të afërt të të riu, mësohet se me anë të një diete ai kishte humbur peshë, por brenda një kohe të shkurtër i rimori  kg e humbur, çka e detyroi që t'i nënshtrohet operacionit për ngushtimin e stomakut.

Zaçe vuante edhe nga diabeti, çka mund të ketë ndikuar edhe në komplikimin e operacionit. Trupi i tij i pajetë pritet të sillet ditën e nesërme në Shqipëri, për t'u përcjellë në banesën e fundit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pesha: 31/01/2020 06:57

    Sandër Lleshaj e ka fajin, sepse i quajti barkmdhenjë...!

    Përgjigju
  • Miu: 30/01/2020 21:42

    O njerëz mos luani me shendetin tuaj. Se kush ka kallepin e tij sikur perpjetë te hidhet....disa hanë tere diten dhe janë si fije peri, të tjeret vdesin për të ngrënë dhe janë të shendoshe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane