Për t'i dhënë besueshmëri lajmit, të njëjtat portale bënë të ditur se vijojnë negociatat mes kryeministrit Rama dhe ish-deputetes.
“Burime konfidenciale (jozyrtare) pranë stafit të Edi Ramës konfirmojnë se Ermelinda Meksi, ish-eksponente e PS, që për momentin mban një post të rëndësishëm në zyrat e Sekretariatit Ekonomik pranë OSBE në Vjenë ka pasur bisedime intensive me kryeministrin Rama.
Meksi njihet si tekniciene e zonja dhe e papërfshirë në afera politike në Shqipëri. Ndoshta arsyeja që ajo është në kontakte të shpeshta me Edi Ramën ka të bëjë me mundësinë e drejtimit prej saj të një qeverie teknike. Shanset janë që opozita që jetë dakord me një qeveri të drejtuar prej znj. Meksi”, raportonte sot Opinion.al.
Ndërkohë, pas epidemisë së këtij lajmi në portale, ka reaguar edhe ish-deputetja socialiste, Ermelinda Meksi, aktualisht anëtare e Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.
“Sapo u njoha me lajmin e publikuar ne portalet dhe mediat online lidhur me te ashququajturat “prapaskena” politike ne Tirane. Ne respekt tuaj dhe disa gazetareve serioze qe me kane kontaktuar ju informoj se ky lajm nuk ka asnje lidhje me personin tim. Lutem mediave ta heqin nga faqet online kete lajm si krejtesisht te pavertetë”, ka deklaruar Ermelinda Meksi.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com