U përjashtua nga Basha, Dogjani:
Nuk do të dorëzohem, fitore PD

U përjashtua nga Basha, Dogjani:<br />Nuk do të dorëzohem, fitore PD
Pavarësisht se nuk u përfshi në listat e PD për zgjedhjet e 25 qershorit, ish-deputeti socialist që kaloi te PD në 2013, deklaron se nuk do të dorëzohet, por do të vazhdojë që të luftojë për fitoren e së djathtës.
 
Në një status në Facebook, ai shprehet se së bashku me 25 qershor do të largojmë këta pushtetarë që kanë abuzuar me ju.
 
Dy ish-deputetët e PS, Dogjani dhe Islami së bashku me shumë emra të tjerë të PD u lanë jashtë nga Basha.
 
Statusi i plotë i Dogjanit
Duke u nisur nga mesazhet e shumta qe me keni derguar dhe ne pamundesi per tju kthyer pergjigje nje nga nje dua tju nis kete mesazh:
 
Fillimisht dua tju falenderoj pa mas dhe mirenjohje pa fund per te gjithe ju qytetaret e Kamzes, Paskuqanit, Tiranes, Kukesit, Hasit, Tropojes dhe gjithe qytetareve shiptar qe ne keto dy vite te jetes parlamentare me keni ndihmuar, vlersuar dhe se bashku kemi mundur dhe kemi bere gjithcka per te mbrojtur te drejtat dhe lirite tuaja.
 
Une nuk dorzohem por ju bej thirrje qe te vazhdojme se bashku per fitoren e partise demokratike, te vazhdojme se bashku dhe te mos lejojme askend qe te abuzoj me ne dhe me te drejtat tona.
 
Une nuk dorzohem por do te vazhdoj bashke me ju dhe do te bej cmos per ju, per tju mbrojtur ashtu siq kam bere deri me sot ne parlament dhe do ta beje perseri me knaqesine me te madhe.
 
Do te jem atje bashke me ju sa here te me kerkoni dhe sa here te keni nevoje per te protestuar e reaguar kur ju shkelen te drejtat tuaja...
 
Te vazhdojme se bashku dhe me 25 qershor ti largojme keta pushtetar qe kane abuzuar me ju, ju kane dhunuar, varferuar....
 
Se bashku mund dhe do ja dalim



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari

Ishte duke prerë dru bashkë me djalin, plagoset aksidentalisht 59-vjeçari