U padit nga Disney pak para zgjedhjeve presidenciale, guvernatori i Floridas: Akuzat janë të motivuara politikisht

U padit nga Disney pak para zgjedhjeve presidenciale, guvernatori i Floridas: Akuzat janë të motivuara politikisht

Guvernatori i Floridas, Ron DeSantis

Kompania Walt Disney ka paditur guvernatorin republikan të Floridës, Ron DeSantis, duke i kërkuar gjykatës të anulojë planet e shtetit për të marrë kontrollin e parqeve tematike Walt Disney World në Orlando.

Disney ka akuzuar Guvernatorin e Florida-s Ron DeSantis për organizimin e një fushate të “hakmarrjes së qeverisë” në një padi.Veprimi i ri ligjor përshkallëzon ashpër betejën mes gjigantit të argëtimit dhe politikanit republikan.

E gjitha këto erdhën pasi zyrtarët shtetërorë anuluan një marrëveshje zhvillimi që përfshinte parkun e firmës në Florida. Të dy palët kanë luftuar që kur Disney kritikoi një ligj shtetëror që ndalon diskutimin e orientimit seksual ose identitetit gjinor në shkollat fillore.Sipas Disney, hapat e DeSantis për të vendosur kontrollin mbi operacionet e tij kërcënonin biznesin e tij dhe shkelnin të drejtat e tij kushtetuese.

Guvernatori DeSantis tha se padia e kompanisë Disney ishte e motivuar politikisht dhe se ka ardhur koha që të ndalet trajtimi preferencial në shtetin e tij për këtë kompani të dashur për publikun në mbarë botën.

“Janë të zemëruar pasi u duhet të jetojnë sipas të njëjtave rregulla si të gjithë të tjerët. Nuk duan të paguajnë të njëjtat taksa si gjithë të tjerët dhe duan të kenë kontroll mbi gjërat pa mbikëqyrjen e duhur. Ndërkohë që të gjithë banorët e Floridas e kanë një mbikëqyrje të tillë. Pra është disi e tepruar të ankohen për këtë. Nuk mendoj se padia është e justifikuar. Mendoj se është politike”, tha DeSantis.

Padia gjyqësore është zhvillimi më i fundit në një mosmarrëveshje mbi njëvjeçare mes kompanisë Disney dhe Guvernatorit DeSantis, i cili po përgatitet të shpallë kandidimin për president në muajt në vazhdim. Guvernatori DeSantis i bëri komentet e tij nga Izraeli, ndalesa e tij e tretë në kuadrin e një udhëtimi ndërkombëtar që synon të forcojë pozitat e tij në skenën ndërkombëtare përpara se të njoftojë kandidimin për president, që do ta bënte atë një rival kryesor përballë ish-Presidentit Donald Trump.

 

 

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën

Presidenti ukrainas Zelensky: Kemi çdo shans për t'i dhënë fund luftës në 2025-ën