TIRANE- Është dënuar për shpifje nga Gjykata e Tiranës, me një gjobë prej 300.000 lekësh ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabuku. Ish deputetja është paditur nga kryeministri Edi Rama për shpifje në një deklaratë të bërë më 25.10.2018 mbi lojrat e fatit.

Tabaku në atë kohë ka akuzuar familjarët e Ramës dhe personave të akuzuar për trafik ndërkombëtar qeniesh njerëzore dhe lëndësh narkotike për lidhje me kompanitë e lojërave të fatit. Ndër të tjera Tabaku hidhte akuza se lojërat e fatit po mbyllen në terren pasi do t’i lënë hapësirë Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit, që t’i këtë nën menaxhim. 

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë mori në shqyrtim padinë e bërë nga kryeministri Edi Rama për ish-deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe në padi kryeministri ka kërkuar dëmshpërblim monetar prej 1 milion lekësh, megjithatë gjykata ka vendosur një shumë më të vogël, 300 000 mijë lekë.

Nga ana tjetër pala mbrojtëse e Tabakut si kundër argument në gjykatë paraqiti 32 fashikuj me prova ku thuhej se deklaratat e saj janë të faktuar dhe të vërteta.

Ish deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Tiranës. Ajo tha se u qëndron të gjitha akuzave që ka ngritur për lojrat e fatit. Ndër të tjera ajo shprehet se dënimi ishte politik dhe gjyqtarja Manjola Bejleri është nën presionin e Vettingut .

(Kliko këtu për të lexuar akuzën e plotë të Tabakut ndaj Ramës)