'Bastet'/ Tabaku-Ramës: Do monopolizoni lojërat e fatit, skuadra Dixhitale do drejtohet nga kompania që i monitoron online

'Bastet'/ Tabaku-Ramës: Do monopolizoni lojërat e fatit, skuadra Dixhitale do drejtohet nga kompania që i monitoron online

Jorida Tabaku, deputete e PD

TIRANË-Pas miratimit me 75 vota në Kuvend të ligjit që ndalon lojërat e fatit, deputetja Jorida Tabaku, ka reaguar pas fjalimit të kryeministrit Edi Rama në parlament. Në një deklaratë për mediat, Tabaku thotë se skuadra dixhitale e përmendur nga Rama sot në Kuvend, do të jetë e njëjta kompani që zotëron Sistemin e Monitorimit Online të Lojërave të Fatit. Tabaku thotë se qeveria do të monopolizojë lojërat e fatit, në një dorë të vetme.

Më herët Rama tha: 

“Edhe këto do të bëjmë çmos t’i mbyllim. Teknikisht nuk është e lehtë, pasi ata ndërrojnë vazhdimisht kodet, por do të kemi njësinë e monitorimit, një skuadër që do të rrijë në gatishmëri dhe kod për kod, orë për orë, ata ndërro, ne mbyll”.

 Deklarata e Jorida Tabakut:

Kumarxhinjte e politikes!

 Nëse personazhi i barsaletave shkodrane, Pal Vata, do të mund të mishërohej në këtë kohë do të lëshonte shprehjen emblematike “Këto gjëra të këqija i ka bërë Fatmir Xhafa se unë dhe Edi nuk dimë gjë!”

Këtë mendova ndërsa dëgjoja fjalimin e gjatë dhe të sforcuar të kryeministrit.

Gënjeu në shumicën dërrmuese të asaj që tha saqë ishte shumë e vështirë të ndaje fiksionet, shpikjet, gjysmë të vërtetat dhe trillimet e një njeriu të zënë në darrën e korrupsionit, krimit të organizuar, inkriminimit të çdo qelize të shqoërisë e deri edhe shkatërrimit të saj.

Deklaroi në fjalim se pronarët e lojërave të fatit kanë të shkuar kriminale, duke i dhënë të drejtë Opozitës në akuzën që kemi bërë për lidhjet e vëllait të ministrit Xhafaj me aksionerët e kompanisë që përfitoi më së shumti nga rritja e pikave të basteve. Por gjithsesi është e habitshme se si kryeministri ndonëse e ka ditur që pikat e basteve dhe kazinove janë drejtuar edhe nga njerëz të tillë nuk ka ngritur gishtin por në të kundërt ka votuar shtyrjen e implementimit të Ligjit për Lojërat e Fatit për dy vjet. Sakaq, i njëjti kryeministër ka vazhduar t’u japë leje ndërtimi këtyre personave që sot i akuzon si të lidhur me krimin e organizuar mu në mes të Tiranës duke i ofruar edhe arkitektin e tij të preferuar. A mund t’i besohet këtij kryeministri në këtë pikë? A mund t’i besohet padija një njeriu që emëroi si deputetë në parlament mbi 10 të inkirminuar që sot po krijojnë grupin parlamentar të rilindjes në burgun 313? Natyrisht që jo! Vetëm një i verbër mund të besonte përrallat nën dritën e prozhektorëve që flet kryeministri.

Me një mohim të pabazuar në fakte dhe në asnjë shifër kryeministri pohoi që nuk janë rritur pikat e basteve pas aksionit “Fundi i Marrëzisë”. Por e vërteta sipas shifrave dhe fakteve të nxjerra nga librat e llogarive dhe statistikave të qeverisë dëshmon se u numëruan 4230 pika bastesh në vitin 2017 nga 928 të tilla në vitin 2013. Sado i paditur në matematikë, kushdo mund të bëjë një aritmetikë të thjeshtë dhe të llogarisë se janë hapur mbi 3 mijë pika të reja brenda katër viteve të qeverisjes Rama prej të cilave 2200 të të cilave janë të lidhura me grupin e Geron Xhafaj. Këtyre fakteve kryeministri i akrobacive dhe i gënjeshtrave nuk mund t’i shmanget dot.

Kjo luftë nuk është as morale, as religjioze dhe as me principe. Në të vërtetë është një produkt i një qeverie të marrë peng që zotohet se do të ngrejë skuadrën dixhitale që me shumë gjasa do të jetë e drejtuar nga kompania që zotëron Sistemin e Monitorimit Online të Lojërave të Fatit.

Kjo është edhe arsyeja se përse ata deputetë që para dy vitesh sollën kërkesën për shtyrjen e implementimit të Ligjit të Lojërave të Fatit me argumentimin që do mbylleshin vende pune, sot janë të parët që betohen me dorën në Bibël apo Kuran se bixhozi është i keq. Në të vërtetë ato mendojnë njësoj si dy vjet më parë, por me ndryshimin që para dy viteve u urdhëruan të votojnë pro kompanive të basteve ndërsa sot janë urdhëruar të votojnë Pro Kompanisë së basteve. 

Pastaj, pjesa tjetër është histori e mbushur me betime dhe premtime të ngjashme me aksionet e qeverisë ndaj grupeve të inkriminuara. Pane et circum. Historia e botës njeh një rast deri diku të ngjashëm. SHBA në vitet 30 ndaloi pirjen e alkoolit duke e konsideruar ves të dëmshëm për njeriun, rezultati që prodhoi ishte kontrabanda e alkoolit dhe forcimin e familjeve mafioze si Xhenovezet, Lukezët dhe Al Kaponen. Fatkeqësisht për ne, qeveria shqiptare e bën me vetëdije këtë gabim, pasi kështu ajo mund të forcojë mafiozët dhe grupet kriminale që e mbajnë në pushtet sic provuan dhe pergjimet duke i dhënë mundësinë të monopolizojnë gjithçka edhe vesin e shqiptarëve. Pasi vetëm kështu ato mendojnë se mund të sundojnë shqiptarët.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 26/10/2018 11:36

    Tabaká do të thotë tepsi.

    Përgjigju
  • Bastexhiu: 25/10/2018 21:47

    Nje saktesim te deklarates se deputetes: ne vitin 2013, kur nga PD-LSI u kalua ne PS-LSI, pikat e basteve 928 ishin ato qe figuronin ne shtet si taksapaguese, por te pakten 5000, thjesht punonin ne te zeze (pushtetaret e para 2013 kishin hisen e vet te tepsise, ose ishin pronare/aksionere). Ne vitin 2018, kur ne pushtet eshte PS, pikat e basteve te legalizuara jane 4230, por kjo shifer eshte totalisht e pasakte, pasi ne terren 8000-10000

    Përgjigju
  • Tata: 25/10/2018 20:15

    Shyqyr qe na kjo ngadonnjeher se ndrrojn bojen se na ishte bere ai faqe petulla serjani si burri Nones .Dhe kjo themi do na thot nonje te padegjuar por dhe kjo si gramafoni i xhep ukut viu viu viu viu sa bezdis jo vetem shpin qe e ka por dhe gjuth lagjen .Pritni moj zonje se pooulli fol me mire se kushdo ne bote .

    Përgjigju
  • Populli: 25/10/2018 19:29

    Vazhdoni o antikapate te beni zurnate e saliut se do dilni mire-mortja qe nuk u shfaros kur ju terheqin per litari dy hajdute kriminele per te shpetuare menderen e tyre!

    Përgjigju
    • Fraiku: 25/10/2018 21:41

      Handikap o populli hahahaha pastaj lere kete te mjeren qe mezi polli ne pleqeri se gjynah. Ate detyre te shpifur ka do rrise femijet.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë