U padit për shembjen e një lokali në Pogradec/ Apeli shpall të pafajshme drejtuesen e IKMT

U padit për shembjen e një lokali në Pogradec/ Apeli shpall të pafajshme drejtuesen e IKMT

Dallëndyshe Bici

Gjykata e Apelit Korçë ka dhënë sot vendimin për drejtuesen e IKMT, Dallëndyshe Bici. Apeli ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë duke shpallur të pafajshme,  kryienspektoren e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit.

Dallëndyshe Bici u akuza për “shpërdorim detyre” nga prokuroria Pogradec pas kallëzimit të Mitat Cake, pronar i një lokali. Sipas IKMT, ky objekt ka qenë i ngritur në rrugën kombëtare Lin-Pogradec dhe është prishur nga përgjatë operacioneve në vitin 2014 në kuadër të rehabilitimit dhe kthimit në funksionalitet të territoreve publike.

Në prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, kjo çështje është regjistruar që në 03.10.2014. Gjykata ka rrëzuar kërkesën e prokurorisë dhe e ka shpallur Bicin të pafajshme nga akuza e shpërdorimit të detyrës.

Çështja është apeluar dhe pas një beteje të gjatë ligjore, sot është dhënë vendimi nga Gjykata e Apelit Korçë, që ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Pogradecit. Pas vendimit, kryeinspektorja e IKMT Dallëndyshe Bici u shpreh se:

Kjo nuk është vetëm fitore e ligjshmërisë. Eshtë forca e drejtësisë që triumfon mbi forcën e zaptuesve të pronës publike dhe përkrahësve të tyre, në dhe pas skene.

Dallëndyshe Bici

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 12/06/2018 00:21

    Sa te jete Marku krye k prokurore asnje gjyq nuk fitohet nga Populli Mos u lodhni kot NGRIHUNI rrezoni ed ramen si fajtor kjo eshte ruga e zgjidhjes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT