U paralajmërua ngujim në seli/ Bardhi: Do respektojmë vendimin e Salianjit që do vetëdorëzohet në burg edhe pse pa prova

Në fjalën e tij pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi tha se vendimi ndaj Salianjit ishte politik i marrë me urdhër të Ramës. Për këtë arsye ai paralajmëroi veprime politike ndaj mazhorancës. Si fillim u mendua ngujim i deputetëve në seli për të mos dorëzuar Salianjin, por ky i fundit ka zgjedhur të dorëzohet vetë sot në orën 16:45.

'Dua të ndaj me ju qëndrimin e grupit të PD-së lidhur me vendimin e djeshëm politik të urdhëruar nga Rama në seancën plenare 12 shtator 2024, dhe të shkruar ditën e djeshme nga një trup e Gjykatës së Apelit. Vendimi i djeshëm nuk është as më shumë as më pak por një akt i mirëfilltë hakmarrje e grupeve kriminale ndaj një deputeti të opozitës që ka patur guximin të tregoj gishtin lidhje me krimin e organizuar të pushtetit vëllai i ministrit të brendshëm, Geron Xhafaj që shëtiste i lirë edhe pse i dënuar për trafik ndërkombëtar shkoi në burg. Hakmarrja politike e kthyer në vendime gjykatash i jep më së miri, edhe pse jemi anëtar u NATO-s, nuk ka shtet ligjor. Nuk ka demokraci.

Qëndrimi i grupit të PD-së është që nuk duhet të pajtohemi, nuk duhet të nënshtrohemi. Qëndrimi unanim i të gjithë kolegëve ka qenë kërkesa Salianjit të mos e zbatojë vendimin politik të Ramës. Vendimi unanim i grupit parlamentar është detyra jonë e gjithë grupit parlamentar. Sot u dënua çdo anëtar i grupit të PD-së, çdo qytetar i RSH që ka vendosur të jetojë në këtë vend. Prandaj dhe grupi sugjeroi ngujimin pa afat të të gjithëve deputetëve në seli e PD-së. Pa dyshim ishte vendim politik i grupit.

Por krahas vendimit politik jemi detyruar të respektojmë vendimin personal të Salianjit që të përballet me të keqen edhe me koston të shkojë në burg pa prova. Kjo sakrificë e Salianjit, sakrificë në emër të çdo demokrati do duhet të shërbejë si këmbanë alarmi për cilindo prej nesh. Kur një deputet i opozitës çohet në burg si shenjë hakmarrje e Edi Ramës rrezik për këdo. Me vendimin e djeshëm nuk ka rënë vetëm shteti ligjor.'


Lajmi kryesor:

Dënimi i Salianjit, Bardhi: I kërkuam të ngujohej, por refuzoi! Sulmon gjyqtarët si Berisha: Armiq të PD, anëtarë të organizatës kriminale! Artan Gjermeni do shkojë në burg


G.K/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës