U paraqit në SPAK, Berisha sulmon Dumanin: I birësuar nga krimineli Ymer Lala për 1 mln euro, mercenarë të Ramës kundër PD

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u paraqit sot në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masë së sigurisë “Detyrim Paraqitje” të caktuar nga gjykata.

Pasi doli nga SPAK ai hodha akuza ndaj kreut të SPAK Altin Dumani (të cilin e quajti Altin Lala) për të cilin tha se është i birësuar nga Ymer Lala për 1 milionë euro.

‘Altin Lala, i cili është i birësuar nga krimineli Ymer Lala me të paktën 1 milionë euro sepse e ekzonerojë nga akuzat për vrasje të bëra nga dëshmitari i drejtësisë i penduar Luftar Reci i kishte dhënë urdhër OPGJ që në procesverbal të mos shënohet asnjë lloj vrenjtje dhe unë firmosa dy procesverbale, dy kopje i mbajtën ata një pa vrenjte dhe me vrenjtje, unë i thash pa ja paraqitur qytetarëve ato, nuk dal nga spaki i partisë. Kur qëndrova në këtë ndërtesë gjeta dosje për Olsi Rama, ishin dorëzuar foto dhe video që fakton që Osli Rama është një kriminale trafikantë dhe ai erdhi nga Bostoni për të vijuar në Shqipëri trafiqet.  Sot kam sjell para jush regjistrime të dosjeve që fsheh Altin Lala. Mbi këto dosje fle i paguari nga krimi mercenari i Edi Ramës Altin Lala kundër PD’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Afera ‘Partizani’/ Sali Berisha sulmon Dumanin pasi doli nga SPAK: Altin Lala do përfundojë në koshin e plehrave! Militantët e braktisin


S.B/A.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 20 Janar, 09:13

    Betohet Trump, a do të ndryshojë politika e SHBA-ve ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Inceneratori i Tiranës, Dumani: Po hetojmë zbatimin e kontratës, personat që përfituan dhe ata që bënë pastrim parash

Inceneratori i Tiranës, Dumani: Po hetojmë zbatimin e kontratës, personat që përfituan dhe ata që bënë pastrim parash