Sot në SPAK, pas Monika Kryemadhit u paraqit edhe nëna e saj, Fatime Kryemadhi. Ajo u shpreh me ironi se po hetohet se është e paprekshme. Më tej theksoi se nuk dha sqarime para prokurorëve pasi nuk ka asgjë për të cilët të jap sqarime sepse shtëpia është e saja.
'Shtëpia është e imja. Nuk dal. Po hetohem se jam e paprekshme.
Nuk dhashë sqarime se nuk kam çfarë të jap. Kam shtëpinë time. Ju nuk keni shtëpi?! Nuk merren me ato që shesin copat e shtetit. Çfarë të jap deklaratë ato i bëjnë vetë të gjitha. Unë jam plak.'
Lajmi kryesor:
Kryemadhi në SPAK e trembur: Nuk flas më para prokurorëve! Ilir Metën nuk e urova për Vitin e Ri, e kanë iluminuar kundër meje

