Qeveria e Norvegjisë i ka kërkuar falje grave norvegjeze që janë keqtrajtuar nga  ushtarët gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sot, në emër të qeverisë, unë dua të ofroj ndjesën time ndaj vajzave dhe grave të  reja norvegjeze, që kanë pasur marrëdhënie me ushtarët gjermanë dhe që kanë qenë viktima të trajtimit të padenjë.

Erna Solberg, kryeministre e Norvegjisë

Ndjesa e saj vjen në 70 vjetorin e deklaratës universale të OKB-së për të drejtat e njeriut.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore rreth 50,000 gra norvegjeze mendohet se janë detyruar të kryejnë marrëdhënie me ushtarët gjermanë gjatë pushtimit.

Por tani 70 vjet pas përfundimit të luftës, ka shumë pak gjasa që një pjesë e grave të jenë ende gjallë duke bërë që dëmshpërblimet të jenë ende në larg. Sa i përket fëmijëve të luftës të abuzuar të Norvegjisë, mediat vendase shprehen se ata po lëvizin një hap më pranë kompensimit.