U përfol për foton ‘e vetmuar’ në Davos, Vuçiç ‘sqaron’: Mësuesit s’kanë qejf të ulen në rreshtin e parë, çështje njohurish

U përfol për foton ‘e vetmuar’ në Davos, Vuçiç ‘sqaron’: Mësuesit s’kanë qejf të ulen në rreshtin e parë, çështje njohurish

1674161216_vucici.JPG

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka shkaktuar sot reagime dhe batuta të shumta në rrjetet sociale për shkak të fotos nga Davosi nga paneli për Ballkanin Perëndimor.

Në një prononcim për media i është referuar faktit se ka qenë i vetëm dhe ka thënë se e kanë lutur të ulet në rreshtin e parë, por ai nuk ka dashur.

"Aty zgjodha ku do të ulesha, edhe pse më kërkuan tre herë të vija në rreshtin e parë, nuk doja. Por kjo është një nga gjërat që është kënaqësi për mua. Kur ke biseda të vështira dhe kur mendon për këtë, për mua është pjesë e argëtimit të mirë, pse jo?

Pra, kur sheh se kundërshtarët e tu politikë nuk kanë çfarë të thonë për punën, rezultatet, aftësitë gjuhësore, atëherë mendojnë se kanë fituar diçka duke menduar se të gjithë janë sipërfaqësorë sa ata. Nuk ka rëndësi se ku ulem. Nuk është çështja... Mësuesi nuk do t'ju pëlqejë nëse uleni në rreshtin e parë, është çështje e njohurive tuaja”, tha Vuçiç.


Lajmi kryesor:

FOTOLAJM/ Krerët e Ballkanit Perëndimor të gjithë bashkë në Davos, veçohet Vuçiç! Qëndron i vetmuar pas në karrige: Mësuesit s’kanë qejf të ulen në rreshtin e parë


G.MO/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja