Lajmi që ish-kapiteni i ekipeve kombëtare të moshave në Serbi pritej të kalonte me përfaqësuesen e Kosovës ishte kryefjalë e medieve sportive dhe jo vetëm, madje ka bërë jehonë edhe në Europë.
Por sot, vetë futbollisti Arton Zekaj, i ka përgënjeshtruar këto zëra, teksa në një intervistë për “Novosoti”, thekson faktin se nuk e merr në konsideratë këtë kalim të mundshëm.
Kam pasur një ftesë nga ana e medieve dhe me atë rast kam folur për luftën e Sopotit (ekip serb) për mbijetesë. Askund nuk është përmendur Kosova, e pastaj shkoj në stërvitje dhe lexoj disa gjëra që nuk kanë asnjë lidhje me të vërtetën. Nuk kam marrë asnjë ftesë dhe as që kam menduar ndonjëherë rreth kësaj çështjeje. Më besoni, e kam kokën plot, s’pushojnë thirrjet telefonike, nuk e di çfarë të them më për diçka që nuk ka baza për polemika e sqarime. Thuhet se do të luaja për Kosovën në rast se nuk përfshihem në planin e përfaqësueses A të Serbisë. Kjo është jo korrekte, pasi unë nuk jam askush që të ‘kërcënoj’ dikë.
Futbollisti, Arton Zekaj
( Lajmi që ish-kapiteni i ekipeve kombëtare të moshave në Serbi pritej të kalonte me përfaqësuesen e Kosovës )