Flakët që përfshin sipërfaqet pyjore të fshatiti Lekël në bashkinë e Tepelenës nuk kursyen as kishën e Shën Ilias, duke lënë pas dëmë kryesisht në strukturen e çatisë.

E teksa gjendja në të cilen ndodhej objekti fetar pas zjarrit, rrezikonte ekzistencen e tij, ndërhyrja e shpejt për rikonstruksionin e çatisë e ka kthyer objektin në gjendjen e më parshmë duke hequr kështu dhe merakun qe kishin banorët e zonës, të cilët e paten të pamudur ndërhyrjen  me forcat e tyre.

Kisha e Shën Ilias, përfaqëson një dëshmi të rrallë të arkitekturës dhe jetës shpirtërore të komunitetit ortodoks lokal, cfar e beri të domosdoshme ndërhyrjen për të mos thelluar amortizimin që u thellua dhe nga dëmët e shkaktuara nga zjarri.

“Është një monument që daton nga shekulli i XIX dhe një nga objektet kulturore dhe shpirtërore të Tepelenës. Gushtin e kaluar për shkak të zjarrit që përfshiu Lelklin, çatia e kësaj kish u dëmtua. Ky dëmtim nuk rrezikoi vetëm çatinë por të gjithë projektin. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër mori masat për një projekt provizor dhe më pas me Ministrinë e Kulturës u gjet financimi për të restuarauar këtë çati”, tha Ardis Duka drejtor i DRKK Gjirokastër.

Kisha e Shën Ilias daton që prej shekullit të XVIII-fillim shekulli XIX. Renditet ndër objektet që I rezistoj dhe diktaturës komuniste, por jo zjarrit të 12 gushtit të vitit të kaluar.