Pak ditë pasi u përfshinë në një aksident në afërsi të një karburanti, në Mirditë, ku u përplasën dy mjete, kanë ndërruar jetë në spital çifti i bashkëshortëve nga Mirdita, Pjetër Përdeda, 67 vjeç dhe Luiza Përdeda 59-vjeç.
Pavarësisht përkujdesit mjekësor, ata nuk mundën që t’u mbijetojnë plagëve të marra dhe gjetën vdekjen në spital në Tiranë. Nga ky aksident mbeti i plagosur dhe një person tjetër i cili po merr mjekim në spital. Burri ka ndërruar jetë dy ditë më parë, ndërsa gruaja sot.
Automjeti me drejtues shtetasin F.M., u përplas më datë 5 tetor, me automjetin me drejtues shtetasin P.Gj., ku si pasojë e përplasjes morën dëmtime të rënda shtetasit P.P., dhe L.P., të cilët ishin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin P.Gj.
Drejtuesit e mjeteve u shoqëruan në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.