U përfshinë në një aksident pak ditë më parë, ndërrojnë jetë në spital çifti i bashkëshortëve nga Mirdita

U përfshinë në një aksident pak ditë më parë, ndërrojnë jetë në spital çifti i bashkëshortëve nga Mirdita

Pamje aksidenti rrugor

Pak ditë pasi u përfshinë në një aksident në afërsi të një karburanti, në Mirditë, ku u përplasën dy mjete, kanë ndërruar jetë në spital çifti i bashkëshortëve nga Mirdita, Pjetër Përdeda, 67 vjeç dhe Luiza Përdeda 59-vjeç.

Pavarësisht përkujdesit mjekësor, ata nuk mundën që t’u mbijetojnë plagëve të marra dhe gjetën vdekjen në spital në Tiranë. Nga ky aksident mbeti i plagosur dhe një person tjetër i cili po merr mjekim në spital. Burri ka ndërruar jetë dy ditë më parë, ndërsa gruaja sot.

Automjeti me drejtues shtetasin F.M., u përplas më datë 5 tetor, me automjetin me drejtues shtetasin P.Gj., ku si pasojë e përplasjes morën dëmtime të rënda shtetasit  P.P., dhe L.P., të cilët ishin pasagjerë në mjetin me drejtues shtetasin P.Gj.

Drejtuesit e mjeteve u shoqëruan në Komisariatin e Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin