U përjashtua me dy muaj nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, Tedi Blushi: Vendim për t’i mbyllur gojën opozitës

U përjashtua me dy muaj nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, Tedi Blushi: Vendim për t’i mbyllur gojën opozitës

Tedi Blushi

Këshilltari i Partisë së Lirisë në Këshillin bashkiak, Tedi Blushi, ka reaguar në lidhje me vendimin e marrë për përjashtimin e tij për dy muaj nga Këshilli.

Në fjalën e tij për mediat, Blushi u shpreh se ky ishte një vendim që synonte izolimin dhe heshtjen e opozitës.

Ai shtoi se me këtë vendim shkelen të drejtat e opozitës.

“Përjashtimi im 2 mujor nga Këshilli Bashkiak i Tiranës, vendimi është marrë si vendim nga Veliaj sepse nuk do opozitë në këshillin e bashkisë. Shkelje flagrante e të drejtave të opozitës dhe përpjekje për t’i mbyllur gojën dhe për ta izoluar. Dorëzimi i prangave live, ishte një akt simbolik për qindra familjarë të Tiranës. Akt simbolik për qindra persona me aftësi të kufizuar që kërkojnë pajisjen me ambiente zyre ku të mund të ushtrojnë aktivitetin e tyre”, tha ai.

Gjatë mbledhjes së këshillit bashkiak Tiranë për miratimin e buxhetit 2024 u shënua dhe një incident. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi u sigurua që opozita të vijojë skenarin e kaosit edhe në këshill. Ai ndërpreu mbledhjen teksa Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po fliste për buxhetin duke i hedhur mbi mikrofon Veliajt një palë pranga. 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave