U përplas me kamionçinën në aksin Peqin-Elbasan, vihet në pranga shoferi 26-vjeçar

U përplas me kamionçinën në aksin Peqin-Elbasan, vihet në pranga shoferi 26-vjeçar

Foto ilustruese (Arkiv)

Një shofer 26-vjeçar është vënë në pranga, pasi ditën e djeshme u përplas me një kamionçinë në aksin rrugor Peqin-Elbasan, duke shkaktuar plagosjen e tre personave.

Ne lidhje me aksidentin që ndodhi në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme, në aksin rrugor Peqin-Elbasan në fshatin Papër është arrestuar O. S., 26 vjeç, banues në Elbasan.

I riu, u përplas me një kamionçinë, me drejtues 58-vjeçarin me iniciale Sh. P., banues në Elbasan, nga ku mbetën të plagosur edhe dy persona që e shoqëronin.

Tre të aksidentuarit, janë dërguar në urgjencë dhe ndodhen në kujdesin e mjekëve.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë

Homazhet për Kryepiskopin Anastas, në Tiranë pritet delegacion i lartë nga Vatikani, Kishat botërore dhe politikanë të lartë