U përplas me murin e karburantit në Fier, ndërron jetë pas 12 ditësh 22-vjeçarja

U përplas me murin e karburantit në Fier, ndërron jetë pas 12 ditësh 22-vjeçarja

Ergesa Ibrushi

Ergesa Ibrushi, 22-vjeç nga Fieri ka ndërruar jetë pas një aksidenti të rëndë. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 5 Majit, ku automjeti tip ‘Seat’, doli nga rruga në zonën e Fermës në aksin Fier-Seman. Nga aksidenti mbetën të plagosura rëndë dy vajza që udhëtonin me të, ndërkohë që fatkeqësisht e reja ndërroi jetë.

Lajmi është konfirmuar nga familjarë të vajzës, ndërsa ngushëllime janë bërë edhe në faqen e shkollës së mesme profesionale “Petro Sota”, nxënëse e së cilës Ergesa ka qenë.

‘Me hidhërin të madh ne, si staf pedagogjik i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, për largimin e parakohëshm nga jeta të ish nxënëses tonë Ergesa! Vajza model që me sjelljen e saj dhe përkushtimin që kishte ndaj shkollës ka lenë gjurmë te secili prej nesh. Ishte vajza që me mirësinë dhe sinqeritetin e saj ishte gjithmonë pranë shokëve dhe shoqeve! Ashtu do mbetesh në sytë tanë, në shpirtin tonë Ergesa. I paharruar kujtimi saj!Lamtumirë e bukura jonë Erges’, mbyllet postimi i shkollës.

Përplasja e fortë e automjetit tip Seat me targa AB 798 DM, me murin e një karburanti, la të plagosura dy vajzat që udhëtonin në të.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës