U përplas me Theo Jacobs, kryeprokurorja e Durrësit heq dorë nga kandidimi për në SPAK

U përplas me Theo Jacobs, kryeprokurorja e Durrësit heq dorë nga kandidimi për në SPAK

Kryeprokurorja e Durrësit, Anita Jella

DURRËS- Kryeprokurorja e Durrësit, Anita Jella ka vendosur të tërheqë kandidaturën e saj për t'u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme. Kërkesa për tëheqjen nga SPAK do të shqyrtohet sot nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, gjatë një mbledhje online, në kuadër të respektimit të udhëzimeve të autoriteteve shëndetësore për kufizimin e përhapjes së covid-19. Zonja Jella ishte kandidate për në SPAK dhe në 17 korrik të 2019 prezantoi vizionin e saj si dhe iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të KLP, gjatë një seance dëgjimore. Por, Jella befas ka hequr dorë nga kjo ambicie, pasi kakaluar filtrin e parë të Vetingut. 

Anita Jella u emërua përkohësisht në krye të Prokurorisë së Durrësit në maj të 2018 nga Arta Marku, në atë kohë në krye të Prokurorisë së Përgjithshme. Më parë ky post mbahej nga Donika Prela, e cila u emërua në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, sot e shkrirë për shkak të krijimit të SPAK. Në dhjetor të 2019, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, organi bazë i Vetingut, vendosi të konfirmonte në detyrë kryeprokuroren e Durrësit. Por, vendimi u shty me dy nuaj dhe u firmos përmes polemikash për shkak të qëndrimit kritik të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit ndaj kryeprokurores. Shkak ishte çështja e kreut të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pulaj, i cili përplasi qeverinë me prokurorin Arjan Ndoja. Ky i fundit është akuzuar për lidhje me krimin e organizuar, ndërsa iu bë atentan disa muaj më parë, teksa udhëtonte me makinë me të "fortin e Sukthit", Landi Muharremi, i njohur edhe si 'Rrumi'. 

Gjatë seancës dëgjimore, vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs, akuzoi kryeprokuroren Jella se kishte vonuar qëllimisht arrestimin drejtorit Pulaj dhe se operonte me dy standarde, duke iu referuar një rasti tjetër të ngjashëm. Jella mohoi mdikimin e saj, por megjithatë përplasja në seancë ishte e ashpër. Komisionini i Vetingut e konfirmoi zonjën Jella në detyrë. Më pas, vëzhguesi ndërkombëtar, Theo Jacobs hartoi një dokument, ku i kërkoi Komisionerit Publik të ankimonte vendimin e KPK në Kolegjin e Apelimit, duke kërkuar shkarkimin e kryeprokurores së Durrësit nga detyra. Komisioneri Publik e firmosi ankimimin në 25 shlurt 2020. Tashmë vendimi përfundimtar do të merret nga Kolegji i Apelimit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lissius: 10/04/2020 11:46

    Po mos Te ishin kta onm do kishim po Te njetet debila ne sistem

    Përgjigju
  • X...: 10/04/2020 11:26

    Nuk e marr vesh kete vetingun kur keta mbajne ere korrupsjon dhe i ka ikur koha me gjykime skandaloze dhe duhet te zevendesohen me te rij

    Përgjigju
    • Piku: 10/04/2020 19:56

      Veting leshi, duhej t'u merrte ere edhe mbaronte pune shpejt...

  • Ramazani: 10/04/2020 10:14

    Kjo e kaloi vetingun se eshte shoqe e Donika Preles dhe Arta Markut. Nderet i kane bere bashke dhe vazhdon ti beje ne durres. Shyqyr qe beri Theo ankim per shkarkim.

    Përgjigju
  • Arjani: 10/04/2020 09:42

    Kjo eshte per te punuar ne bordello,,jo ne gjykate....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar

Izraeli bombardon me raketa aeroportin ndërkombëtar të Sanas në Jemen, disa të lënduar