U përplas nga makina, humb jetën në spital 62-vjeçari nga Lezha

U përplas nga makina, humb jetën në spital 62-vjeçari nga Lezha

Foto ilustruese

Një 62-vjeçar nga Lezha gjeti vdekjen në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi u përplas nga një automjet paraditen e martës në superstradën Lezhë-Shkodër. Aksidenti ndodhi në kryqëzimin e Dajçit, ndërsa viktima është shtetasi Lazer Daija.

Fillimisht ai mbeti i plagosur dhe u dërgua me urgjence për ndihmë mjekësore në urgjencën e Lezhës e më pas drejt Spitalit e Traumës në Tiranë, por pavarësisht përkujdesjes së bluzave të bardha 62-vjeçari nuk mundi të mbijetojë dhe gjeti vdekjen në spital.

Ndërkohë drejtuesja e automjetit që shkaktoi aksidentin, Tamara Krasniqi, 25 vjeçe, banuese në Kosovë është arrestuar nga policia dhe u la me masën e sigurisë arrest në burg nga gjykata për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Ndërkohë nga veprimet paraprake hetimore bëhet me dije se shkak për aksidentin është bërë ndërprerja e rrugës në mënyre të menjëhershme nga këmbësori dhe shpejtësia me të cilën lëvizte drejtuesja e automjetit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord

'Djali nuk ka dashur ta takojë Parashqevi Simakun', flet ish-bashkëshorti i këngëtares: Vetëm sot ra dakord