Biznesmeni Andrew Tate i cili kohët e fundit u ndalua nga YouTube, Instagram, Facebook dhe TikTok për shkak të komenteve të tij diskriminuese kundër grave, këtë radhë u tall me ambientalisten e njohur suedeze Greta Thumnberg. Përmes një postimi në rrjete sociale ai nënvlerësoi punën e 19-vjeçares për aktivizimin e saj në mjedis, por duket se kjo tallje i është kthyer shumë herë më keq dhe të gjithë kanë mbështetur ambientalisten Greta Thumnberg.
Duke postuar në Twitter, ai ndau një foto nga makina e tij Bugatti ku i kërkuar asaj në formë tallëse, t’i dërgonte një adresë emaili në mënyrë që ai të mund të detajonte ’emetimet e mëdha’ që nxirrnin makinat e tij me gaz.
‘Përshëndetje Greta Thunberg. Kam 33 makina. Bugatti im ka një ë16 8.0L quad-turbo. DY makinat e mia Ferrari 812 kanë 6.5L v12. Ky është vetëm fillimi. Ju lutemi jepni adresën tuaj të postës elektronike në mënyrë që të mund të dërgoj një listë të plotë të koleksionit të makinës sime dhe emetimeve të saj të mëdha”, u tall ai.
U përpoq të tallte 19-vjeçaren suedeze Greta Thunberg në Twitter, por u përball me një përgjigje të papritur nga ajo, pas sjelljes dhe etikës që ka treguar gjithnjë.
Thunberg njihet për guximin e saj dhe ka vendosur t’i kthejë duke thënë: “Po, ju lutem më më dërgo email në smalld***[email protected]”, referuar organit të tij gjenital.
Kjo e fundit u bë e famshme në moshën 15-vjeçare për punën e saj për të luftuar ‘urgjencën klimatike’ globale dhe ka takuar një numë të madh liderësh botërorë.