U përpoq t'i vidhte 'Mercedesin', boksieri shqiptar rreh hajdutin në Gjermani

U përpoq t'i vidhte 'Mercedesin', boksieri shqiptar rreh hajdutin në Gjermani

Senad Gashi

GJERMANI- Senad Gashi, ish-kampioni i botës dhe i Evropës në peshën e rëndë, të enjten në mbrëmje, teksa po dilte nga bari vërejti se një person po përpiqej t’ia vidhte makinën e tij, 'Mercedes Brabus' në Hamburg.

Media gjermane "Bild" thotë se hajduti nuk e dinte që makina i përkiste një boksieri të njohur dhe profesionist.

Sapo pa personin që po tentonte t'i vidhte makinën, Gashi e rrëzoi në tokë dhe e goditi me shkelma.

Kalimtarët lajmëruan policinë. Katër makina  patrullimi mbërritën në vendngjarje.

Policia kërkoi një ambulancë për hajdutin, por ai refuzoi të mere ndihmë mjekësore.

Ndërkohë, Gashi po hetohet për sulm dhe nuk ka komentuar incidentin.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dak daku: 09/07/2022 23:50

    Te lumshin duart o Senad, o kampion

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria shtyn zbatimin e fashës 800 kWh për çmimin e energjisë, mendoni se është zgjidhja e duhur?



×

Lajmi i fundit

Napoli shkëlqen, 3 gola për 3 pikë! Londra e Arsenalit, mposht Tottenhamin e Conte-s      

Napoli shkëlqen, 3 gola për 3 pikë! Londra e Arsenalit, mposht Tottenhamin e Conte-s