Pranë tregut të fruta-perimeve në Durrës, drejtuesi i një Benzi, që ishte në ndjekje nga policia, është përfshirë në aksident rrugor.

Shoferi po ndiqej nga forcat “Shqiponja” siç shihet në pamjet e siguruara nga Report TV, dhe ka devijuar korsinë, duke u përplasur me 3 automjete.

Pas përplasjes, ai ka braktisur automjetin dhe është larguar me vrap nga vendngjarja.

Uniformat blu ngritën pika kontrolli dhe nisën kërkimet në disa zona të qytetit për lokalizimin e tij. Ende nuk dihen arsyet pse ai po ndiqej nga efektivët.

Nga aksidenti nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa ka dëme dëme të shumta materiale.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:28
‘Shqiponjat’ pas ‘Benz’-it në Durrës, momenti kur përplas makinën tjetër gjatë arratisë

 

Report Tv ka siguruar pamjet nga momenti kur “Shqiponjat” po ndiqnin një drejtues mjeti në Durrës, për shkaqe ende të panjohura.

Në video, shihet drejtuesi i ‘Benz’-it që përpiqet të devijojë mes trafikut dhe përplas një automjet tjetër duke i thyer pasqyrën e majtë.