U përpoqën t'ia mbathnin policisë, shqiptarët në Itali përfshihen në aksidentin tragjik! Ndërron jetë njëri prej tyre

U përpoqën t'ia mbathnin policisë, shqiptarët në Itali përfshihen në aksidentin tragjik! Ndërron jetë njëri prej tyre

Foto ilustruese

ITALI- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali ku 2 persona me origjinë shqiptare janë përfshirë në një aksident ku për pasojë ndërroi jetën njëri prej tyre.

Ngjarja ndodhi në provincën e Caserta, ku policia italiane bëri me shenjë që mjeti të ndalonte për kontroll, një urdhër që shoferi nuk iu bind, duke i dhënë edhe më shumë gaz makinës.

Media italiane "La Stampa" raporton se për pasojë nga aksidenti ndërroi jetë 31-vjeçari shqiptar, ndërsa bashkëkombësi i tij, një 26-vjeçar tentoi të arratisej, por u arrestua pak çaste më vonë.

Dinamika e ngjarjes, si ndodhi aksidenti:  

Teksa ishin duke udhëtuar në provincën e Caserta dy të rinjve iu bë një sinjalizim nga karabinierët por, shoferi nuk ju bind, duke i dhënë edhe më shumë gaz gjë që vijoi me një përplasje të fortë.

Nuk janë zbuluar ende rrethanat e aksidentit të rëndë, por dyshime të mëdha ka sa i përket shpejtësisë së lartë dhe një kthesë të befasishme për shoferin.

Ndërkohë, pasi 31-vjeçari ndërroi jetë në vendngjarje, shoqëruesi i tij 26-vjeçar është përpjekur të arratisej,  por pa sukses, ai u arrestua pak çaste më vonë nga policia.

Nuk përjashtohet mundësia që të dy të ndodheshin në një makinë të vjedhur dhe për këtë arsye nuk janë ndalur pas thirrjes së policisë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja