U pezullua nga detyra, Prefektja e Fierit nuk shkon në GJKKO, ndodhet në SHBA! SPAK heton Rajmonda Balilaj për abuzim me tenderat

U pezullua nga detyra, Prefektja e Fierit nuk shkon në GJKKO, ndodhet në SHBA! SPAK heton Rajmonda Balilaj për abuzim me tenderat

Rajmonda Balilaj

Verifikimi i masës së sigurisë për pezullim nga detyra për të Prefektes së Qarkut Fier Rajmonda Balili nuk është zhvilluar këtë të mërkurë, 13 mars, në GJKKO pasi znj. Balilaj është në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Balilaj, e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera në dy raste kur drejtonte bashkinë e Patosit nuk është paraqitur në Gjykatën e Posaçme, ku u zhvillua seanca për ish vartësit e saj, 3 të pezulluar nga detyra dhe 3 të tjerë në mase sigurie detyrim paraqitje.

Balilaj, e cila është edhe anëtare e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste  po hetohet nga SPAK pasi gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë Patos paracaktoi kompaninë "Genti 001'  fituese para se të zhvillohej tenderi. Bëhet fjalë për një kompani e cila rezulton me pronar 100%  të aksioneve Ilir Dervishaj e cila, sipas SPAK, për tre vite rresht (2019- 2022) është shpallur fituese në 32 procedura prokurimi të organizuara nga Bashkia Patos

Në hetim janë dhe 

- Shkelqim Beqiri-  Aktualisht sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë Patos. Në hetim në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

-  Anisa Petani – Ish Nënkryetare e Bashkisë Patos, aktualisht i punësuar pranë Shoqërisë Rajonale Ujësjellës Kanalizime Fier. Në hetim në cilësinë e Kryetarit të Vlerësimit të Ofertave në bashkinë e Patosit

 Eneriada Rizai nën hetim në cilësinë e anëtarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave

- Bora Murati - Me detyrë Secialiste Urbaniste, në Drejtorinë e Urbanistikës, pranë Bashkisë Patos

- Vangjel Nushi - me detyrë ish Drejtor i Drejtorisë së Monitorimit dhe Shërbimeve Publike, pranë Bashkisë Patos

 -Arben Manoku - Me detyrë ish Inxhinier pranë Bashkisë Patos 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!