U pezullua pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim, Gjykata heq pezullimin për Armand Dukën, mbetet në hetim! Prokuroria ankimon vendimin

Gjykata e Tiranës ka hequr masën e pezullimit për Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili do të hetohet në gjendje të lirë. Vendim i ngjashëm është marrë edhe sekretarin e Përgjithshëm të FSHF, Ilir Shulku. Prokuroria ka apeluar vendimin. Nga ana tjetër Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi pezullimin nga detyra të Ardian Haçi, Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tirana. Haçi akuzohet për disa vepra penale gjatë ushtrimit të detyrës si “Shpërdorim detyre” dhe falsifikim.

Kujtojmë se përmes një procesi farsë u rizgjodh Armand Duka në krye të Federatës, por funksionet e tij dhe të sekretarit të përgjithshëm Ilir Shulku ishin të pezulluara nga vendimet e gjykatës së Tiranës. Më 18 mars, Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës për pezullimin e Armando Dukës dhe Ilir Shulkut pasi janë në hetim nga prokuroria sepse dyshohen për falsifikim të dokumenteve zyrtare për të zgjedhur fitues në krye të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tirana, Krenar Alihmehmeti.

Armand Duka u rikonfirmua President i Federatës në zgjedhjet e mbajtura nga Asambleja e Përgjithshme. Në një proces të manipuluar që në gjenezë të saj, Armand Duka u rizgjodh më 15 mars sërish në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit. Pa asnjë surprizë, ai arriti që të siguronte 37 vota nga 43 votues të vlefshëm që morën pjesë në Asamble duke vijuar drejtimin e institucionit më të rëndësishëm të Futbollit në vend edhe për 4 vitet e ardhshme.

Report Tv raportoi skandalin në zgjedhjet për kreun e ri të FSHF-së, por e vërteta ka një kosto. Kujtojmë se Armand Duka nuk e ka vonuar hakmarrjen duke refuzuar akreditimin e Report Tv për ndeshjet e Kombëtares, duke bërë një akt censure kundër një media të pavarur. Hyrja në tribunën e shtypit realizuar në stadiumin e ri “Air Albania” sipas standarteve të fiksuara nga UEFA, është një parim i respektuar në të gjithë stadiumet e botës. Gazetarët nuk kërkojnë akteditim në tribunën e shtypit si tifozë, por si operatorë të informacionit që duhet të informojnë tifozët dhe opinionin publik mbi ndeshjet që luhen. Kjo e drejtë iu është mohuar gazetarëve të Report Tv.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:57
Akuzohet për shpërdorim detyre dhe falsifikim, gjykata lë në fuqi pezullimin për sekretarin e shoqatës rajonale të Tiranës

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi pezullimin nga detyra të Ardian Haçi, me Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tirana. Haçi akuzohet për disa vepra penale gjatë ushtrimit të detyrës si “Shpërdorim detyre” dhe falsifikim.

Shkeljet e realizuara sipas organit të akuzës janë bërë me një qëllim të vetëm, ndikimin apo paracaktimin e rezultatit të mbledhjes së Asamblesë Zgjedhore, duke favorizuar drejtuesin aktual të FSHF-së.

Pavarësisht urdhërimeve të vendimit gjyqësor, Sekretari i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tirana ka vijuar procedurat për zhvillimin e mbledhjes së Asamblesë Zgjedhore, duke moszbatuar vendimin gjyqësor, madje duke bërë edhe deklarata publike.

Ndërkaq, Armand Duka dhe Ilir Shulku do të hetohen në gjendje të lirë, pasi ndaj tyre rëndojnë akuzat për shpërdorim detyre dhe falsifikim. Nga ana e saj, Prokuroria ka kërkuar pranë gjykatës sërish pezullim nga detyra për Armand Dukën dhe Ilir Shulkun.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas

Përfitojnë 177 mijë pensionistë në Tiranë/ Nis aplikimi i të moshuarve për abone falas