FIER- Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar në tragjedi në familjen Balla ku 77-vjeçari, Haxhi Balla ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit.

Haxhi Balla dhe i biri i tij Aleks Balla kanë përfunduar ditën e djeshme në spitalin e Fierit pasi u plagosën me thikë nga 39-vjeçari, fqinj i tyre Armando Borici.

Ngjarja ndodhi nga një konflikt i çastit ku babë e bir ndezën një zjarr në shkurret aty pranë banesës së tyre, gjë që bezdisi Boricin i cili i ka plagosur me thikë.

39-vjeçari u vu në pranga ditën e djeshme pas krimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:29
Goditën dje me thikë 77-vjeçarin në Fier, në pranga vëllai i autorit

39 vjeçari, Armando Borici së bashku më vëllain e tij ka goditur dje fshqinjin e tyre 77 vjeç i cili më pas humbi jetën. Të dy vëllezërit janë vënë në pranga.

Haxhi Balla, 77 vjeç dhe i biri i tij Aleks Balla kanë përfunduar ditën e djeshme në spitalin e Fierit pasi u plagosën me thikë nga Armando Borici dhe vëllai i tij. Kujtojmë se ngjarja ndodhi nga një konflikt i çastit ku babë e bir ndezën një zjarr në shkurret aty pranë banesës së tyre, gjë që bezdisi vëllezërit Borici dhe plagosën me thikë.

39 vjeçari është arrestuar ditën e djeshme ndërsa vëllai i tij është arrestuar sot nga policia e Fierit. Çështja ka kaluar në Prokurori ku të akuzuarit do të përballen me drejtësinë.