Presidenti francez Emmanuel Macron ka kërkuar rihapjen e diskutimeve për anëtarësimin e Ukrainës në NATO, duke e cilësuar këtë çështje si të rëndësishme për sigurinë e Evropës. Ndërkohë, Presidenca franceze ka sqaruar se dhënia e garancive të sigurisë për Kievin, të bazuara në nenin 5 të Traktatit të NATO-s, do të ishte praktikisht e barabartë me anëtarësimin e vendit në Aleancë.

Pas samitit të Koalicionit të të Gatshmëve, të zhvilluar më 19 nëntor në Berlin, Macron deklaroi para: “Mendoj se duhet ta rihapim çështjen e anëtarësimit të Ukrainës në NATO”.

Sipas presidentit francez, anëtarësimi i Ukrainës është një çështje me rëndësi për sigurinë evropiane, duke marrë parasysh edhe kapacitetet e saj të konsiderueshme ushtarake.

Një ditë më vonë, Presidenca franceze bëri një sqarim të mëtejshëm lidhur me propozimin amerikan për t'i ofruar Ukrainës garanci sigurie të ngjashme me ato të parashikuara në nenin 5 të NATO-s.

“Kur thuhet se Ukrainës i ofrohen garanci të tipit të nenit 5, nuk duhet t'i ndërlikojmë gjërat: kjo do të thotë se Ukraina hyn në NATO”, deklaroi një burim nga Pallati Elysee. 


Lajmi kryesor:

SHBA vendos në tryezë ofertën për Ukrainën: Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO! Zelensky: Amerikanët e ngritën këtë mundësi në negociata