U plagos gjatë atentatit të Bledar Muçës, 26 vjeçarja rrëfen momentet e tmerrit: Pashë vdekjen me sy

U plagos gjatë atentatit të Bledar Muçës, 26 vjeçarja rrëfen momentet e tmerrit: Pashë vdekjen me sy

E plagosura gjatë atentatit të Bledar Muçës në lokalin e tij në Lushnje, Eksara Sauli 26 vjeç ka rrëfyer momentet e tmerrit që ka përjetuar. Përmes një postimi në rrjete sociale e reja shkruan se ka parë vdekjen me sy dhe se zoti i ka dhënënjë mundësi të dytë.

 “Kam parë vdekjen me sy, Zoti më dha një mundësi të dytë. Faleminderit Ledi, Eni dhe një person që më çoi në spital. Shërim sa më të shpejtë të gjithëve si puna ime”, shkruan Eksara.

Bledar Muça baba i 2 fëmijëve u ekzekutua duke pirë kafe me kunatin në lokalin e tij bar 'Pedonale'. Tavolina ku ishte ulur viktima e atentatit mbrëmjen e së hënës në Lushnjë, një vend shumë i populluar darkave,  ku xhama të thyer, dërrasa të shpuar nga plumba, janë pamjet që na vijnë nga vendi i ngjarjes.

Muça u qëllua egërsisht nga një distancë e afërt prej 3 m. Autori që dëshmitarët e tregojnë, një i ri i pamaskuar, trup lidhur, zbriti nga Golfi 5 ngjyrë blu me targa italiane, i vjedhur në Vlorë. Shoferi qëndroi në timon, derisa atentatori kreu misionin. Shtiu me kallashnikov më shumë se 20 herë mbi njeriun që njihej si dhëndri i Roland Shytit, “mustaqe kuqit”, anëtar i bandës famëkaqe të Lushnjës, ‘Hakmarrja për Drejtësi” sepse ishte martuar me mbesën e tij, Suada Velon.


Lajmi kryesor:

Vrasja e dhëndrit të anëtarit të bandës 'Hakmarrjes për Drejtësi', autorët e mbajtën në vëzhgim për 1 javë! Gjendet dhe një tjetër kallashnikov në makinën e vjedhur! Shoqërohen 2 persona si të përfshirë në ekzekutim


  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja