U plagos gjatë sherrit në një lokal në Ishëm, humb jetën 65-vjeçari

U plagos gjatë sherrit në një lokal në Ishëm, humb jetën 65-vjeçari

Viktima Dervish Kalaja

Ka humbur jetën ditën e sotme 65-vjeçari Dervish Kalaja, i cili u plagos me mjete të forta gjatë një sherri në lokal 5 ditë më parë. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e Ishmit në Durrës, pasi një konflikti mes tij dhe shokut me të cilin po pinte në tavolinë, ku më pas u përfshi edhe pronari i loklait me kushurinjtë e tij.

65-vjeçari dhe shoku i tij kanë qenë duke pirë në lokal, por në debat e sipër kanë nisur të konfliktohen , ku në të janë përfshirë edhe pronari i lokalit me kushërinjtë e tij.

Gjatë sherrit janë përdorur sende të forta, ku mbetën të plagosur shtetasit R. A, S. A., 63 vjeç dhe 65-vjeçari Dervish Kalaja, i cili humbi jetën ditën e sotme.

Për ngjarjen u arrestuan 3 persona si dhe u gjobit pronari i lokalit me 1.000.000 lekë, pasi nuk ka respektuar orarin e vendosur për mbylljen e aktivitetit.  

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mandarinat nga Shqipëria me mbetje pesticidesh kthehen mbrasht nga BE, ja çfarë dihet deri tani, reagon ministria e Bujqësië

Mandarinat nga Shqipëria me mbetje pesticidesh kthehen mbrasht nga BE, ja çfarë dihet deri tani, reagon ministria e Bujqësië