U plagos me snajper ushtarak, Ardjan Çapja del nga reanimacioni, stabilizohet gjendja shëndetësore

U plagos me snajper ushtarak, Ardjan Çapja del nga reanimacioni, stabilizohet gjendja shëndetësore

Ardjan Çapja, i cili dy ditë më parë u plagos me snajper ushtarak ka dalë nga reanimacioni dhe paraqitet ne gjendje të stabilizuar.  Prej datës 8 qershor, Çapja ndodhet në spitalin e Traumës dhe për shkak se i janë bërë tre atentate  është i blinduar nga "ushtarët e tij". 

55-vjeçari u qëllua me armë zjarri, snajper ushtarak në një atentat të mirë organizuar, pranë shtëpisë, ngjitur me hotel 'Univers'-in në pronësi të tij në hyrje të qytetit të Elbasanit në zonën e Krastës. Pavarësisht se zona kontrollohet nga familja Çapja ku të gjitha lëvizjet monitorohen me kamera sigurie, autorët arritën që të depërtojnë për herë të tretë, por nuk ia arritën qëllimit.

Deri tani nuk ka asnjë autor për këtë atentat, por burime për Report TV bëjnë të ditur se ata janë filmuar nga kamerat e sigurisë. Sipas burimeve në kamerat e sigurisë dallohen 3 persona të maskuar, secili me pistoletë të dorë, të cilët kanë dalë nga makina e përdorur në ngjarje Volkswagen Sharon, të cilën i vunë dhe flakën.

Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar edhe 20 persona që mendohet se mund të kenë dijeni apo informacione në lidhje me atentatin e tretë të bërë ndaj Ardian Çapjas.

Kush janë pistat e hetimit? Dy janë pistat si u realizua atentati kundër Ardian Çapjas, i pari është varianti se autorët kanë goditur Ardian Capjan nga brenda makinës, ndërsa i dyti është fakti se është mbajtur në vëzhgim për një kohë të gjatë nga një distancë e largët, prej kodrës së Krastës.

Një burim pranë policisë së Elbasanit tha për “Shqiptarja.com” se vrojtimi i shtëpisë është kryer edhe gjatë ditës edhe gjatë natës, ku është studiuar më së miri, eliminimi fizik i Arjan Çapjas, njeriut që konsiderohet si “truri” i familjes Çapja në zonën e Elbasanit. Duke iu referuar gjithmonë burimeve të policisë rezulton se autorët kanë provuar të godasin Çapjan pikërisht në orët e para të mëngjesit, atëherë kur ai sapo të ngrihej nga gjumi dhe të dilte jashtë në oborr. Gjatë kësaj kohe pjesa më e madhe e anëtarëve të familjes Çapja, kanë qenë në gjumë dhe se qitësi së bashku me automjetin tip “Wolsvagen Sharron” janë afruar në orët e para të mëngjesit, duke mos u vënë re nga askush.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Drapri: 10/06/2020 17:43

    I fort paske ken mar djal zoti e din se pse po te mba gjall mase ke plane te mdha hallall

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë