U plagos në 2012 në Afganistan, Deliu te ‘Siguria’: Nëntetari Aleksandër Peçi ende s’ka marrë dëmshpërblimin! Edhe ushtarët tanë në misionin e KFOR pa shpërblim

Mungesa e dëmshpërblimeve për ish- ushtarakët nga qeveria është ngritur si shqetësim në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, nga ana e deputetit Denis Deliu.

Deputeti tha se ish-ushtaraku nëntetari Aleksandër Peçi, i cili u plagos në një mision ushtarak të NATO në Afganistan në 2012 nuk ka marr dëmshpërblim prej 10 vitesh.

Neglizhenca e Ministrisë së Mbrojtjes në atë kohë, sipas Deliut bëri që çdo efektivi të Forcave Speciale të mos i jep shuma prej 5 milionë lekësh. 

“Ju falenderojmë për këtë projektligj megjithëse është i vonuar. Në vitin 2012 shteti shqiptar na nis për një operacion luftarak në Kandahar në Afaganistan, pa siguracion jete dhe akoma ditët e sotme Aleksandër Peci u plagos me 4 plumba dhe akoma nuk ka marr dëmshpërblimin e merituar. Në 2014 në qeverisjen shqiptare u fut taksa progresive dhe për një neglizhencë dhe vonesë të Ministrisë së Mbrojtjes shteti shqiptar na mbajti çdo efektivi të forcave speciale nga 5 milionë lekë pa na i dhënë për shkak të një vonese të këshillit të ministrave”, tha ai.

Deliu tha se edhe grupi i forcave speciale i FA që shërben në misionin e KFOR në Kosovë, prej muajsh nuk kanë marr dëmshpërblimin që i takon.  

“Aktualisht ministria e Mbrojtjes ndryshoi një VKM për të shpërblyer efektivët e FA që shërbejnë në misionin KFOR në Kosovë, ndryshohet paga për të gjithë efektivët e FA dhe për grupin e forcave speciale nuk ndryshon. Kërkojë nga ju që ta keni në vëmendjen tuaj dhe ky rregullim të bëhet sa më shpejtë. Gabim apo dashakeqësi nuk e di, por  ata sot nuk marrin shpërblimin prej 120 mijë lekë në ditë si të gjithë efektivët e tjerët. Edhe një pyetje, nuk e di a po punohet për ndryshimin e vështirësive për repartet e veçanta në  Forcat e Armatosura? “, tha ai.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën

Lufta/ Sulm masiv me raketa në Kharkiv! Zelensky: 2025 bëhet viti i paqes për Ukrainën