60-vjeçari i cili në korrik u plagos rëndë nga një gomone, në Gjirin e Shën Janit në Karaburun, u nda nga jeta gjatë një ndërhyrje në një spital në Turqi.
Alban Kukaviqi, ish basketbollist, prej 31 vjetësh, punonjës në Inspektoratin Shtetëror të Punës, kishte shkuar në pushime me familjen. Ai kishte zbritur nga një anije turistike në Karaburun, kur u plagos në këmbë nga helika e gomones në molin e vjetër të ushtrisë në gjirin e Shën Janit, jo zonë plazhi.
Fillimisht u transportua në spitalin e Traumës, ku qëndroi gjatë dhe pati probleme në 2 operacionet e para pasi nuk arriti të mbante narkozën. Më tej u nis drejt Turqisë për mjekim më të specializuar, por fatkeqësisht humbi jetën gjatë operacionit të tretë që po bënte për të vendosur protezë në këmbën e dobësuar.
Mjeti lundrues që e përplasi u bllokua nga shërbimet e policisë kufitare, ndërsa drejtuesi i saj, 42-vjeçari Flori Tahiraj u arrestua dhe sot ndodhet në paraburgim për plagosje të rëndë me dashje.
‘Thellësisht të prekur nga humbja e parakohshme e kolegut tonë të dashur, Alban Kukaviqi, i cili në karrierën profesionale 31-vjeçare, pranë këtij institucioni, ka dhënë kontribut të çmuar në inspektimin e punës.
Stafi i Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore i shpreh familjes ngushëllime të sinqerta!
Lamtumirë, i dashur koleg! Mënçuria, mirësia dhe humori jot do të na mungojë shumë!’- bën me dije Inspektoratit Shtetëror i Punës, ku Kukaviqi ishte punonjës.
M.Q./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Shkurt, 13:24
A e mbështesni kërkesën e gjyqtarëve për rritje page?
-
Po
14.7%
-
Jo
80.7%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 4767
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dyshohet se e mori rrjedha e lumit Vjosë, Polumbarët e RENEA-s dhe Policia vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit Ylli Dine
5 Shkurt, 15:11
-
Goditet me grusht gazetari gjatë protestës në Vlorë, zbardhen detajet
4 Shkurt, 19:49
-
Dyshimet për kontrabandë ilaçesh nga Italia drejt Shqipërisë, arrestohet 53-vjeçari në Vlorë, nisin hetimet për djalin e tij (VIDEO)
4 Shkurt, 17:12
-
Punonjësit e pastrimit në Vlorë në protestë për pagat! Mersini: Pagesa kryhet sot, vonesa erdhi nga Thesari i Shtetit
4 Shkurt, 12:23
-
Lungomare e Vlorës ‘zhytet në terr’, punimet për ujësjellësin dëmtojnë linjat elektrike
3 Shkurt, 20:06
-
Vlorë/ Punonjësit e sektorit të pastrimit protestojnë për kushte më të mira punë dhe mungesën e antidotës
3 Shkurt, 19:14
-
Dallgë deri në 6.5 metra! Ndalohet lundrimi për mjetet e vogla në Vlorë, Kapiteneria e Portit: Mos dilni në det të hapur!
3 Shkurt, 13:29
-
Grabiti para dhe steka cigaresh në dy minimarkete, pranga 33-vjeçarit në Vlorë (VIDEO)
3 Shkurt, 08:51
-
Shkolla 'Lef Sallata' në Vlorë hap dyert pas rindërtimit, Rama: Kushte moderne për 650 nxënës e mësues!
2 Shkurt, 19:06
-
Bleu karburant me dollarë falso, ndalohet 24-vjeçari në Durrës
2 Shkurt, 15:31
-
Vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin
2 Shkurt, 13:54
-
“Shumë e frikshme, shyqyr që shpëtoi!” Qytetarët flasin pas aksidentit në Vlorë: Po të ishte sezoni i verës, kushedi sa do të kishin vdekur
2 Shkurt, 13:18
Djale i perkryer, ish basketbollist i talentuar . Allahu e pas mart ne krahet e tij
Përgjigju