U plagos nga shpërthimi i autobotit me naftë te 'Gega Oil' në aksin Tiranë-Durrës, ndërron jetë pas 2 ditësh punonjësi 35-vjeçar

U plagos nga shpërthimi i autobotit me naftë te 'Gega Oil' në aksin Tiranë-Durrës, ndërron jetë pas 2 ditësh punonjësi 35-vjeçar

Shpërthimi te Gega Oil, 9 gusht

DURRËS- Dy ditë pas shpërthimit të autobotit me naftë në pikën e karburantit të Gega Oli në aksin Tiranë-Durrës, ka humbur jetën një prej punonjësve që mbeti i plagosur. 35-vjeçari Elvis Prendi, nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra dhe humbi jetën në spital. 

I plagosur ka mbetur edhe punonjësi tjetër, Xh.K., 20 vjeç, banues në Kamëz. Shpërthimi që i mori jetën një prej punonjësve ndodhi mbrëmjen e 9 gushtit, teksa autoboti ka qenë duke u furnizuar me naftë në pikën e Gega Oil.

Grupi hetimor ende nuk e ka përfunduar ekspertizën për të zbuluar shkakun e shpërthimit. Mësohet se autoboti ka qenë thuajse bosh në momentin e shpërthimit dhe ka qenë duke u furnizuar me naftë, jo duke shkarkuar naftë siç u raportua në fillim.

Dyshohet se shkaku i shpërthimit të autobotit ka qenë motori i tejnxehur e autobotit ose një frenim i gomës së pasme që mund të ketë shkaktuar temperaturë të lartë dhe ka shkaktuar shpërthimin, por gjithsesi priten rezultat përfundimtare të ekspertizës.

Flaka ka rënë në pjesën e parme të autobotit, ndërsa shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka shkatërruar gjithë strukturën ku shkarkohet naftë në karburantin ‘Gega Oil’.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë