Policia e Shkodrës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur 2 ditë më parë në Shkodër, ku mbeten të plagosur me armë zjarri dy vëllezërit Lekndreaj. Policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të kësaj ngjarje Avni Dekovi dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij. Konflikti ka ndodhur në lagjen “Mark Lula”, pas një konflikti të çastit në ambientet e një bar-kafeje.
Njoftimi i policisë
Dokumentohet ngjarja e ndodhur në datën 11.01.2021, në lagjen “Mark Lula”, ku mbetën të plagosur dy vëllezër. Arrestohet autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje, shpallet në kërkim vëllai i tij. Strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me DVP Shkodër, falë veprimeve të shpejta hetimore, kanë bërë identifikimin dhe arrestimin e autorit të ngjarjes së ndodhur në datën 11.01.2021, ku mbetën të plagosur dy vëllezërit E. L., 24 vjeç dhe E. L., 26 vjeç, banues në Shkodër.
Si rezultat i veprimeve hetimore, Policia vuri në pranga autorin e dyshuar, shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Shkodër, si dhe ka shpallur në kërkim vëllanë e tij, shtetasin M. D., 32 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”.
Këta shtetas, mbrëmjen e datës 11.01.2021, në lagjen “Mark Lula”, pas një konflikti të çastit në ambientet e një bar-kafeje, kanë plagosur me armë zjarri vëllezërit E. L., 24 vjeç dhe E. L., 26 vjeç, banues në Shkodër, të cilët kanë marrë mjekim në spitalin rajonal Shkodër dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.
K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.8%
-
Jo
46.8%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5681
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Primaret në PD, deputeti Helidon Bushati heq dorë nga gara: Është koha për reflektim, akt përgjegjësie politike dhe morale! Ikën edhe Indrit Hoxha, anëtari i Kryesisë
18 Shkurt, 15:56
-
“Mos hiq dorë!” Nuk pranonte ndarjen, 34-vjeçari plagos në kokë partneren, nënë e divorcuar e 3 fëmijëve e më pas vret veten në makinë
18 Shkurt, 11:23
-
Shkodër, në kërkim për tentativë vrasje, arrestohet 47-vjeçari, lëvizte me pistoletë! Në maj 2024 plagosi të riun pas një konflikti të çastit (EMRAT)
18 Shkurt, 10:35
-
RENEA zbarkon në Shkodër me urdhër të SPAK! Përplasja me armë në Bushat e Masakra e Dobraçit, dy krime ende pa autor! Kontrolle në banesa
18 Shkurt, 07:49
-
VIDEOLAJM/ 17-vjetori i Pavarësisë, Shkodra ‘vishet’ me ngjyrat e flamurit të Kosovës
17 Shkurt, 19:42
-
Karnavalet e Shkodrës, një javë e mbushur me aktivitete! Festa kulmon në fundjave me paradën e madhe të maskave
17 Shkurt, 15:08
-
Tentoi të largohej me makinën që sapo kishte vjedhur, arrestohet 40-vjeçari në Shkodër
17 Shkurt, 14:26
-
Rrugorja e Shkodrës bën bilancin e 2 javëve të para të shkurtit: 8 të arrestuar, 365 drejtues janë ndëshkuar për parakalime të gabuara
17 Shkurt, 13:03
-
Në qarkun Shkodër fillojnë reshjet e borës! Qarkullimi në zona malore kryhet me goma dimërore
17 Shkurt, 09:30
-
Bllokimi i fondeve të IPARD ‘penalizon’ fermerët në Pukë: I nisëm projektet, por tani kemi marrë kredi!
16 Shkurt, 15:36
-
Shkodër/ Vjedhja e mbi 100 mijë eurove në shtëpinë e ish-mjekes, policia shpall në kërkim 2 autorët! Ja çfarë u gjetën në banesat e tyre (VIDEO+EMRAT)
14 Shkurt, 13:21
-
Reshje bore në qarkun e Shkodrës, qarkullimi vijon normalisht në akset Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth
14 Shkurt, 09:20