Durrës- Një vajzë e mitur ka humbur jetën në QSUT në Tiranë, si pasojë e prekjes nga meningjiti akut.
Burime nga Spitali Rajonal Durrës bëjnë me dije se ditën e djeshme, (14 Dhjetor), është paraqitur në gjendje të rëndë shëndetësore 17-vjeçarja me inicialet N.Ç.
Pas diagnostikimit, vajza e re është konstatuar se ishte prekur nga një meningjit akut.
Në këto kushte ajo është dërguar urgjent për në Tiranë, në QSUT për një mjekim më të specializuar, por ka qenë e pamundur mbajtja e saj në jetë, pasi paraditen e sotme ka ndërruar jetë.
Gazetari i Report TV, Artur Korriku, informon se në bazë të protokollit, në të tilla raste, Drejtoria e Shëndetit Publik udhëzoi të gjithë personat që kanë asistuar të ndjerën, personel shëndetësor dhe familjarë të vaksinohen me vaksinën përkatëse, pasi është një sëmundje ngjitëse dhe e rrezikshme.
Drejt Tiranës vajza është nisur për një mjekim më të specializuar në Spitalin Infektiv, pasi gjendja shëndetësore ishte kritike, por nuk ka mundur të mbijetojë edhe pas këtij trajtimi.
Dhe për shkak se meningjiti është ngjitës, mësohet se po trajtohen me profilaksi edhe familjarët e 17-vjeçares së ndjerë, si dhe personeli mjekësor që e trajtoi atë.
Çfarë është meningjiti?
Meningjiti është një sëmundje që shkaktohet nga një lloj bakteri i veçante (meningoku), i cili prek shtresat mbrojtëse që veshin trurin.
Kjo sëmundje shoqërohet me temperaturë, vjellje, dhembje të forta koke. Në qoftë se ndihma mjekësore nuk merret në kohën e duhur, i sëmuri edhe mund të humbasë jetën.
Shkaktues të ndezjes së cipës së trurit janë kryesisht viruset. Po ashtu edhe bakteret mund të shkaktojnë meningjitin.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
80.8%
-
Jo
10.8%
-
S'do votoj
8.4%
Vota total: 821
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Ktheu apartamentin në Call Center për të mashtruar të huaj, vendoset në pranga organizatori
2 Prill, 12:27
-
Certifikata për rezidentët në 'Durana Tech Park', Rama: Krijohen 5 mijë vende pune! Brenda pak javësh, gati 'reformimi' i asistentit virtual në e-Albania
2 Prill, 11:20
-
Tiranë/ Shpërthim me tritol jashtë portës së një banese! Pronari kishte pak kohë që ishte kthyer nga SHBA! Në 2009 i vranë vëllanë (VIDEO)
2 Prill, 08:43
-
Rama ndan pamje nga kantieri i autostradës Tiranë-Durrës: Do të lehtësojë qarkullimin, i jep kryeqytetit një hyrje dinjitoze
2 Prill, 08:11
-
'Hangart', hapet shtëpia e re e artistëve, Rama: Na duhen menaxherë të zotë në art, do investojmë! Skena e rraskapitur e Teatrit Kombëtar i hapi rrugë të riut (VIDEO)
1 Prill, 20:51
-
Ambasada Amerikane për rikthimin e ekspertëve të OPDAT në SPAK: Disa programe, thelbësore për interesat kombëtare të SHBA-ve!
1 Prill, 20:04
-
Zgjedhjet/ Berisha akuzon Ramën për programin: E vodhi nga PD! Porosi kandidatëve: Kushti kryesor votat e partisë, pastaj për veten! Shkarkoni VPN për TikTok-un
1 Prill, 19:34
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Toni Gogu në Report Tv: Synojmë fitoren, mandatin e 20 në Tiranë! PS e angazhuar për anëtarësimin në BE, mbështesim drejtësinë
1 Prill, 19:01
-
Fillimisht u tha se i dorëzuan, por kamerat e sigurisë ‘kapin mat‘ çiftin irlandez, dyshohet se vodhën 41 mijë euro në Durrës
1 Prill, 18:49
-
Perla e ditës, Berisha firmos 'kontrata' legalizimi me banorët sikur të ishte kryeministër
1 Prill, 18:36
-
Sali Berisha bëhet lëmsh, nga 8% e çon në 10% taksimin e dividentit! Ja reagimi epik i biznesmenit (VIDEO)
1 Prill, 17:09
-
Kryeministri Rama dhe ministri Gonxhja inspektojnë kantierin e Qendrës së re Kombëtare të Kulturës për Fëmijë: Spektakolare, më e madhja në Ballkan! Ekstravagancë dhe shkencë
1 Prill, 16:20