Një person është arrestuar nga policia e Tiranës dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi kanë shfrytëzuar për prostitucion dy vajza rumune në Shqipëri.
Policia njofton se: në bazë të provave të grumbulluara, si rezultat e një pune disajavore, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Premtimi", në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi J. D., 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më pare për veprat penale “Kundështim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Vetëgjyqësia”. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi T. M.
Sipas policisë shtetasit J. D., 32 dhe T.M, në bashkëpunim me njëri-tjetrin me premtimin për martesë dhe më pas për t'u larguar dhe të jetonin jashtë shtetit në vendet e BE-së, i kanë sjellë këto shtetase në Shqipëri. Pas një qëndrimi prej disa ditësh dyshohet se i kanë shfrytëzuar seksualisht këto 2 shtetase rumune me persona të tjerë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale "Trafikim i personave të rritur” dhe “Shfrytezimi i prostitucionit” i kryer në bashkëpunim.'-njofton policia.